Vodhën argjendarinë në Pogradec disa ditë më parë, arrestohen 2 autorët e dyshuar nga Laçi

29 Mars 2026, 12:14Kronika TEMA
Vodhën argjendarinë në Pogradec disa ditë më parë,

Policia e Pogradecit, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Kurbin, ka finalizuar operacionin e koduar “Argjendaria”, duke zbardhur dhe dokumentuar një tentative vjedhjeje në një argjendari në lagjen nr. 5 të qytetit.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar në flagrancë dy shtetas:
T., 23 vjeç
M., 22 vjeç

Të dy banues në Mamurras, Laç, të cilët dyshohen për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Gjithashtu, një shtetas 29-vjeçar po procedohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për të cilin nuk bëhen të ditura detaje të mëtejshme për arsye hetimore.

Hetimet kanë treguar se më 20 mars 2026, autorët, në bashkëpunim me persona të tjerë, tentuan të hapin me forcë qepenin dhe të thyen xhamin e derës së dyqanit të shtetasit L. A., por nuk arritën të marrin asgjë nga argjendaria.

Puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes vazhdon, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

4 Komente

  1. P
    Plehrat qe nuk Riciklohen !

    Keta plehra koke me cepa, kane Prinder keta motra vellezer ! apo vijne nga Planetet e tjera ! Plehra ne kete moshe te re ! Rinia meson Studion ose punon ! keta plehra paskan gjetur rrugene shkurter.. Ptu ptu ptu..... Burgu do Zoti denimin ne maksimum....

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Malok te ndyre lereni rehat jugun mor rrace e ndyre paskeni qen nje fshat I ndyre si laci po turperoni vendin ton .hajdute e kriminele vetem keni li dur .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje