PD kërkon interpelancë me ministrin Lamallari

27 Mars 2026, 22:00Kronika TEMA
PD kërkon interpelancë me ministrin Lamallari

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë në Parlament me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Sipas kërkesës, PD do t’i kërkojë llogari Lamallarit për atë që ata e cilësojnë si ndikim i krimit në Policinë e Shtetit dhe struktura të tjera të sigurisë.

Po ashtu, PD kërkon shpjegime nga Lamallari edhe për procedurat e emërimit dhe promovimit në radhët e 'Bluve', si dhe për masat e marra për garantimin e integritetit dhe profesionalizmit të forcave të rendit.

Kujtojmë se gjatë gjithë këtyre viteve në opozitë, PD ka pasur pakënaqësi të shumtë me mënyrën e drejtimit të Policisë së Shtetit, duke hedhur akuza të herëpashershme për inkriminimin e saj.

 

1 Komente

  1. S
    Sheqerja

    Se kur ishte salehu ne pushtet ne krye te policise punonin kriminela e hajdut

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje