“Ekzekutimi në Rinas i barabartë me 200 vrasje”, Karanxha: Ngjarje e rëndë që duhet zbardhur

31 Mars 2026, 11:25Kronika TEMA
“Ekzekutimi në Rinas i barabartë me 200 vrasje”, Karanxha:

Ish-prokurori Ervin Karanxha ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Karanxha u shpreh se ekzekutimi në Rinas ka një peshë të jashtëzakonshme, duke e krahasuar me “200 apo 500 vrasje që ndodhin, por nuk shihen nga publiku.

Sipas tij, fakti që krimi ndodhi në një zonë kaq të ndjeshme, në zemër të vendit dhe pranë pikave kyçe si aeroporti, e bën atë edhe më të rëndë për sigurinë dhe imazhin e vendit.

Karanxha: Ngjarja e Rinasit është ngjarje e rëndë që duhet zbardhur, është e barabartë me 200 vrasje, 500 vrasje që mund të ndodhin, që nuk i sheh populli. Ajo ka ndodhur në zemër të Shqipërisë, mund të themi edhe pranë bustit të Nënë Terezës. Domethënë është një ngjarje që për mendimin tim është një minus i madh.

Ai shtoi se gjatë momentit të ngjarjes ka kaluar edhe një delegacion nga Mali i Zi, duke theksuar rëndësinë e hetimit të plotë të rrethanave.

Karanxha: Duhet parë e shkuara, duhet parë sepse nëse nuk shohim historinë, nëse nuk vlerësojmë çfarë është bërë më parë dhe nuk heqim dorë nga ajo mënyrë veprimi

3 Komente

  1. A
    Artan

    Hajde prokuror hajde. Se ndodhi afer aeroportit eshte baras me 200 vrasje, apo me keq, 500. Domethene le te vriten 1000 veta, mjafton te vriten ne fshehtesi e te mos e marre vesh njeri. A te kripsha trute o prokuror.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Leko

      c'merreni me plehna si ky... i njofin kush jane mileti, keta i nxjerrin ne TV

      Përgjigjjuni
    2. x
      xhemal

      Si ky ne prokurori Ka me lopate...fjalen e fundit e thone e shkruajne te paren...shikoni si i ngrene akuzat,pa' prova(shume here i fshehin Sic beri Karanxha per 21 janarin bashke me Hajdarin sot perfekt i Tiranes,po keshtu Dumani e tere dumanet e prokurorise),drejtesia ne shqiperi duhet ndryshuar nga themelet,100% jashte e te vije nje armate e re ,edhe nga emigrazioni ku Ka mijera shqipetare qe Kane mbaruar ne universitete me te mira te Europes,kanadase,e Amerikes,..ne germadhen e drejtesise duhen ndryshuar edhe shoferet,berberet,karrocieret,rojet te gjithe Jane nga Pak pergjegjes perderisa akoma Jena pa' gjykuar tragjedite kombetare 96,97,98,2008,2011,e plote krime te tjera,ne ekonomi,pasuri,ne cdo qelize te shoqerise

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje