Aksident në Fier-Patos/ Përplasen dy automjete, disa të lënduar

31 Mars 2026, 22:35Kronika TEMA

Aksident në Fier-Patos/ Përplasen dy automjete, disa të

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Mbyet.

Në aksident janë përfshirë dy automjete të tipit “Volkswagen”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se një nga shkaqet mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Si pasojë e aksidentit kane mbetur te demtuar te dy drejtuesit dhe 3 pasagjerë. Po punohet për sqarimin e rrethanave.

Lini një Përgjigje