Apartamente dhe garazhe, kërkohet sekuestrimi i pasurive të Selami Durakut, i akuzuar për drogë në Angli

15 Mars 2023, 14:18Kronika TEMA

Apartamente dhe garazhe, kërkohet sekuestrimi i pasurive të Selami

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasuisë së Selami Duraku dhe familjarëve të tij. Sipas njoftimit për media, Prokuroria sqaron se pasuritë e tij vijnë si rrjedhojë e veprimtarive kriminale.

Prokuroria kërkon konfiskimin e 2 apartamenteve e 2 garazheve të Selami Durakut në Tiranë.

Duraku është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Prokuroria e Tirans kërkon:

- Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 103.20 m2, në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë.
- Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 100 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë.
- Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.20 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë.
- Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.40 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë.

 

1 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    Paska bo namin me 2 hyrje, po tigri me 3 vila dhe drejtoresha me 500 mije cash? Me 5 hyrje me rroge 900 mije lek ? Apo si kap ligji!!

    Lini një Përgjigje