"Paratë janë të ligjshme, i kam marrë për hallet e mia tek një mik", flet efektivi i RENEA-s që iu sekuestruan 113 mijë euro

15 Mars 2023, 13:50Kronika TEMA

"Paratë janë të ligjshme, i kam marrë për hallet e

Është zbardhur dëshmia e Altin Morinës, shefit të stërvitjes tek reparti i RENEA-s, në makinën e së cilit policia gjeti 113 mijë euro, paund dhe lekë.

Sipas TCH në dëshminë e tij, Morina ka thënë se paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr nga banka nga një mik. Ai ka deklaruar se nuk ka kryer asgjë të jashtëligjshme dhe se nuk është pjesë e ndonjë grupi kriminal.

“Paratë janë të ligjshme dhe vijnë nga një biznes. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia tek një mik. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”- ka thënë Morina.

Ai u vu në pranga mesditën e djeshme në zonën e Kodrës së Diellit pasi makinën “Audi” me të cilën po lëvizte e kishte shndërruar në një bankë lëvizëse.

Në sedilen e parë të pasagjerit ai  kishte fshehur të mbështjella me qese marketi rreth 113 mijë euro, lek dhe paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia ra në gjurmë të tij pas të dhënave të grumbulluara në rrugë operative ku u sinjalizuan se në makinën Audi po transportoheshin para me origjinë të dyshimtë.

Pas ndalimit të saj forcat shqiponja u përballën me kolegun e tyre që u detyruan ta vendosin në pranga për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave”  dhe “Shpërdorimi i detyrës.

 

 

3 Komente

  1. r
    reti11

    Po ti kishe fituar ne lloto do ta kisha besuar. O qelbesire. Kush ti ha ato.

    1. K
      Komunist me Rolex

      E ka bo saliu gjithe pulicat e rilindjes jane të nershem si ministri që osh në Fier me holiday

      1. A
        Arben

        O shkerdhata njerez! O shkerdhata prokurore dhe gjykates! O shkerdhate prinder qe keni lindur keta njerez kriminela dhe keta politkane, prokurore, gjykates, mjek, mesues, nenpunes te korruptuar! Si ka mundesi qe keta prinder Shqiptare paskan lindur dhe rritur gjithe kete llum? Si ka mundesi qe kjo shoqeri Shqiptare prodhoka kaq shume njerez te liq? Nuk eshte ne gjak se Shqiptaret ne perendim nuk kane kete rendiment prodhimi te kriminelave!

        Lini një Përgjigje