Arratisja e bujshme e të dyshuarit si anëtar i bandës famëkeqe të “Çopjave” ka ngritur pikëpyetje të forta mbi sigurinë e institucioneve ligjzbatuese në vend. Çështja u trajtua gjerësisht mbrëmjen e sotme në emisionin “Trialog” në RTSH, nën moderimin e gazetares Alba Alishani.
Analisti i njohur, Preç Zogaj, i ftuar në panel, nuk e fshehu habinë për mënyrën se si u realizua kjo arratisje, duke e cilësuar atë si “të pakuptueshme” për nga lehtësia. Sipas tij, ngjarja ekspozon një brishtësi të frikshme të sistemit të sigurisë.
“Nxori jashtë loje të gjithë sistemin e sigurisë me të cilin sigurohen persona të tillë. Më ka befasuar sa nuk thuhet lehtësia me të cilën ai iku. Mu duk sikur e kanë lënë të ikë,” deklaroi Zogaj me nota dyshimi.
Përveç dështimit të hallkave të sigurisë, Zogaj preku edhe një dimension tjetër të realitetit kriminal nëpër burgje: frikën e eksponentëve të krimit nga përplasjet mes bandave rivale.
“Duket sikur edhe këta të botës së krimit ndjehen më të sigurt në burg se sa të dalin jashtë, pasi u tremben grupeve rivale,” analizoi ai.
Për analistin, kjo ngjarje nuk është thjesht një incident i izoluar, por një “kambanë alarmi” për shtetin dhe organet e rendit, që tregon nevojën urgjente për rishikimin e protokolleve të sigurisë për personat me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Si e mos e linin te ikte?! Prit kur ta shohim antar te kshillit kombetar te PD, krahas kriminelit Sali
E ke gabim. Nuk e lane te ike,por kriminelat e ripjelljes te veshur me pushtet, e ndihmuan dhe e liruan.