Dështimi spektakolar i Drejtorisë së Burgjeve: Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit

13 Janar 2026, 21:00Kronika TEMA
Dështimi spektakolar i Drejtorisë së Burgjeve: Rregullat e

Rregullorja e Përgjithshme e burgjeve parashikon në nenin 109 të saj, pika 2 se “numri i punonjësve të sigurisë që bëjnë shoqërimin e të burgosurit të sëmurë në shërbimet e  kujdesit  shëndetësor  jashtë  institucionit  caktohet  në  varësi  të  situatës,  rrezikshmërisë, ambienteve, por në asnjë rast jo më pak se 3 (tre) punonjës sigurie për një të burgosur”.

Që këtu, nis shkelja e parë. Në furgonin e policisë së burgjeve, për të shkuar në repartin infektiv të spitalit të Durrësit, nuk ishte vetëm Altin Ndoci, por dhe një tjetër i paraburgosur, i dyshuar për vepra jo të rënda. Sipas rregullores, do të duhej që minimalisht për shoqërimin e tij të ishin 6 punonjës sigurie. Në të vërtetë, ishin vetëm 5. I gjashti ishte thjesht shoferi i furgonit.

Altin Ndoci, nuk ishte një i paraburgosur i rëndomtë. Nuk ishte as e nevojshme të lexoje gjithë dosjen e tij për të vlerësuar se bëhej fjalë për një person fort të rrezikshëm. Në këtë rast edhe protokollet, nuk janë ato të një rasti normal. Përkundrazi. Në situata të tilla përfshihen forcat operacionale, me një numër më të lartë efektivësh, e  madje kërkohet dhe mbështetje nga policia. Dhe minimalisht dy furgonë. Por as kjo nuk ndodhi. Për Report Tv policia e Shtetit tha se në këtë shoqërim, nuk u kërkua ndihma e bluve.

Reparti infektiv në spitalin e Durrësit, ka një dhomë qeli, për të vizituar të dënuar apo të paraburgosur. Në çdo rast, sipas burimeve nga spitali, personeli mjekësor njoftohet paraprakisht. Nuk rezulton të ketë ndodhur.

Për habi, gjatë paradites, në portën hyrës të godinës tre katëshe të Infektivit, sot nuk kishte as roje private.

Nuk mbaron me kaq. Sipas dinamikës së ngjarjes, Ndoci është shoqëruar lart, vetëm nga dy punonjës sigurie. Tre të tjerët shoqëronin të paraburgosurin tjetër, larg së qeni, i një rrezikshmërie të lartë. Madje pasi ky i fundit ka përfunduar vizitën, të tre i kanë hipur furgonit për ta rikthyer në qeli, duke e lënë Ndocin, tërësisht në duart e vetëm dy kolegëve të tyre.

Por njollat e errëta që mbulojnë këtë ngjarje, shtrihen përtej këtij episodi. Për cilat arsye, mund të lihej në një burg si ai i Durrësit, botërisht i njohur, si një mjedis konvaleshence për të dënuarit një person me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar me urdhër të SPAK, si pjesë e grupeve kriminale?

Pakujdesi apo komplicitet, këtë mbetet ta vërtetojnë hetimet. Por një gjë është e qartë, arratisja e Ndocit është një dështim spektakolar!

5 Komente

  1. g
    geron

    Duket qartë degjenerimi dhe bashkëpunimi me krimin te burgjet... Kur shoqërojnë Erjon Veliajn në gjykatë shkojnë me mjetet më të rënda a thua po shoqërojnë Maduron... Këtë krye kriminelin vrasës e lënë të largohet...

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xoni

      Çfare semundje kishte ky tipi qe vraponte si atlet garash shpejtesie !!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Real

        Nuk eshte deshtim. Ripjellja po feston se u realizua me sukses operacioni per ruajtjen e krimineleve te saj. Eshte pasqyre e Shqiperia ne 2030 ne BE me palloshen ne krye,qe sot mori edhe nje medalje te arte.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lenci

          Lere se c'fare iku , po nese nuk ju ka paguar Saliu per ta leshuar dhe doni kapni prap me daten 24 diten e protestes ne balle grupit te zjarrit ne grupin e shoqerimit te Saliut do ta keni me siguri .

          Përgjigjjuni
          1. l
            ligor

            Drejtoria e burgjeve duhet të shkarkohet dhe penalizohet sepse është e inkriminuar .....

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje