Ishte i shoqëruar nga 3 policë të Burgjeve, një 'Audi' i bardhë e priste jashtë! Zbardhen detaje nga arratisja e Altin Ndocit

13 Janar 2026, 15:05Kronika TEMA
Ishte i shoqëruar nga 3 policë të Burgjeve, një

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arratisjen e bujshme të Altin Ndocit, i cili u largua sot nga ambientet e spitalit rajonal të Durrësit, duke vënë në alarm strukturat e rendit dhe sigurisë. I paraburgosuri Altin Ndoci kishte shkuar në spitalin Infektiv të Durrësit për një vizitë, teksa ka qenë i shoqëruar nga 3 punonjës policie të burgjeve. Ai ka kërkuar të shkojë në tualet, më pas ka goditur rojen që e shoqëronte te dera dhe ka dalë jashtë godinës së spitalit.

Sipas burimeve policore, në parkimin e spitalit dyshohet se e priste një automjet luksoz tip Audi A7, me ngjyrë të bardhë dhe targa AA700RS. Menjëherë pas daljes nga spitali, Ndoci është futur në mjet, me të cilin autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të zonës së Spitallës.

Policia ka ndërmarrë kontrolle intensive në Durrës dhe zonat përreth, duke ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, ndërsa po analizohen pamjet e kamerave të sigurisë për të rindërtuar itinerarin e arratisjes.

Autoritetet dyshojnë se arratisja nuk ka qenë spontane, por e mirëplanifikuar, duke marrë parasysh profilin kriminal dhe rrezikshmërinë e lartë të Altin Ndocit. Hetimet janë përqendruar edhe në identifikimin e personave që mund ta kenë ndihmuar në largim.

9 Komente

  1. Y
    Yyyppp Xhixhi

    Dmth Erion Veliajn e cojne ne spital per kolonoskopi te shoqeruar me FNSH dhe i futin dhe policat ne salle, ndersa nje kriminel te rrezikshem e cojne me 3 fakire polica burgjesh qe mezi ngrene breket e veta. Te shkerdhefsha SPAK-un dhe Drejtorine e Burgjeve. Drejtesia dhe rregulli i ri i corapekuqit!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Logjiko pak

      Ky ska ku shkon ne katund do kapet per 48 ore... Erioni po u zhduk e ndihmon Ahmetaj per kalim ne Zvicer dhe ec e kape pastaj.

      Përgjigjjuni
    2. M
      Munika

      Burgjet tona jane kthyer ne bordello Pyesni Ervin Salianjin.

      Përgjigjjuni
      1. d
        drejtesi e munguar

        Ne te gjitha drejtimet,sido qe ta thuash,drejtoria e burgjeve eshte pergjegjese per kete situate.Nga cfar publikohet del qarte se "aratisja" eshte e mireorganizuar nga njerez te brendshem bashke me grupet kriminale.Nuk dihet akoma deshmia e tij se ke implikon dhe cfar urdheri ka marre.Mendoj se SKAP--i(SPAK-u) di me shume dhe mund te dale me nje deklarate.

        Përgjigjjuni
        1. P
          PO , PO

          PSE , UNIFORMA E POLICISE TE BEKA VERTET POLIC ? NE SE MAJMUNIT TE ZBRITUR NGA PEMA I VESHIN UNIFORMEN E POLICISE , AI MUND TE BEHET VERTET POLIC ? ! EDHE KUR E SHIHNI ME SYTE TUAJA . PERSERI NUK DONI TA BESONI ?!

          Përgjigjjuni
          1. P
            PO , PO

            ME SIGURI QE "POLICIA" E KA NGATERRUAR ME ERJON VELIAJN , SE KUR SHKOI PER VIZITE MJEKESORE ERJONI E SHOQERONIN DY TOGA ME POLICE TE RENEAS , TE ARMATOSUR SIKUR SHOQERONIN PRESIDENTIN MADURO !

            Përgjigjjuni
            1. l
              lalii

              E sqaruam njehere, ky kapet, Erioni zhduket po iku.

              Përgjigjjuni
            2. Q
              Qoftelargu

              Po c’pune ka Policia Shtetit,e para eshte SKAPI dhe e dyta PLICIA e BURGJEVE(Dega e Durresit)!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arti

                A ka foto dhe video se kush e solli makinen?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje