Avokati Maks Haxhia në një deklaratë për mediet ka reaguar pas akuzave ndaj klientit të tij, Ergys Agasi, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe absurde. Në një deklaratë për mediat, Haxhia thekson se Agasi nuk ka ushtruar asnjëherë funksion publik dhe, për rrjedhojë, nuk mund të mbahet përgjegjës për çështje që lidhen me tendera apo vendimmarrje shtetërore.
“Akuzat ndaj Ergys Agasit janë absurditete. Po i ngrihen akuza për tendera një njeriu që nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë funksion publik”, u shpreh Haxhia, duke shtuar se klienti i tij nuk ka pasur kurrë pushtet vendimmarrës në institucionet shtetërore.
Sipas avokatit, Ergys Agasi aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri, ndërsa thekson se deri më tani nuk ekziston asnjë provë konkrete që të mbështesë akuzat e ngritura ndaj tij. “Nuk ka asnjë provë për akuzat që i ngrihen. Për këtë arsye, besoj se nuk është i çmendur që të vijë të paraqitet”, deklaroi Haxhia.
Maks Haxhia nënvizoi se aktiviteti i vetëm i klientit të tij ka qenë ai i biznesit privat. “Klienti im merret thjesht me biznes. Ai nuk ka qenë funksionar dhe nuk ka ushtruar asnjë rol publik që mund ta lidhë me këto akuza”, tha avokati.
Maks Haxhia theksoi se ka pasur komunikim me familjarët e Agasit, të cilët sipas tij janë të rënduar psikologjikisht nga mënyra sesi çështja është trajtuar në publik. “Unë komunikimet i kam me familjarët e tij dhe ata janë të ngarkuar nga materialet që janë përhapur dhe nga mënyra sesi janë servirur në publik”, u shpreh ai.
Në fund të deklaratës, Haxhia theksoi se paraqitja ose jo e Ergys Agasit në SPAK është një e drejtë ligjore e tij. “Është e drejta e Agasit që të paraqitet apo jo në SPAK”, deklaroi avokati.
SPAK e akuzon Ergys Agasin për përfshirje në një skemë të dyshuar manipulimi të tenderave publikë pranë AKSHI-t, në bashkëpunim me zyrtarë dhe biznesmenë të tjerë. Akuzat lidhen me shkelje të barazisë në tendera dhe ndikim të paligjshëm në procedurat e prokurimit publik.
Nuk ka ..... atehere i bie qe Mirlinda vetem paska patur neps te madh per cokollata dhe biskota dhe e paska bere vete shpenzimin 10 milione euro......urgjent bejini analizen e diabetit se do jete keq.
Ju, mor avokat leshi deklaruat me bindje te plote se klienti juaj nuk eshte arratisur dhe patjeter qe do kthehet, sapo te mbaroje nje takim biznesi( gjate sezonit te festave te fundvitit(!)). Ky e ke Gysin, o avokat???....
Trecereku i intervistes eshte politike e mirefillte dhe vetem cereku persiatet te beje juristin avokat profesionist!
Mjaft me me spak.E provoi Italia me ‘’Mani Pulite’’ me Di Pietro.Cfare arriti?Ngeli gati gjysma e Italise e bllokuar ekonomikisht.Lerini provat e vendeve te medha me Shqiperine ne momentin qe po futet ne Evrope.Gjith bota ka korrupsion,droge dhe probleme por nuk veprohet keshtu.
Ky ish prokuror, qe u konvertua ne avokat hajdutesh e kriminelesh te mbaje parasysh se: Avokati duhet te mbroje klientin e tij nga abuzimi i ligjit ndaj tij dhe jo ti fshehi me makina ione krimet. Ai ka deklaruar publikisht se ;....Gys Agasi Do te kthehet ne Shqiperi, nuk eshte arratisur!?!? Pyeteni o gazetare, sherbetore te qeverise, pse Marks Haxhia genjeu opinionin???? Pse nuk eshte kthyer Agasi te japi llogari para drejtesise kur nuk ka bere asgje, sic thote Haxhia???? TURP!!!?
Po pse kapeni vjen a svjen Agasi.Eshte e drejte ligjore te oaraqitet a te mos paraqitet ne spak.Kapuni me thelbin .Ai nuk punon ne shtet dhe akuzen e ka sikur te jete shtetar qe kryeson tenderat.Kete shikoni ju se neser dej edhe neve por edhe kush meret me biznes mund te na akuzoj spaku per njemije e nje arsye.Duhet thene stop soakut me keto karagjoslleqe sic bere me ate gruan e botes qe per 5cop peshq e plasen brenda.Haaaaaaa Ngateruan peshqit cironka me peshkaqenet.
Spak eshte institucion i cmendur, ka hup cdo lidhje me drejtesine. Cfare hane ata? Cfare pine qe jane kaq te egersuar? Pse i paguan Rama me nga 10 mije euro cdo muaj? Ky eshte korrupsion i hapur i tyre me Ramen. Shperdorimi i buxhetit te shtetit per te paguar kaq shume Skapistet eshte korrupsion madhor i organizates kriminale Rama-Spak.
Spaku nga repressiv kunder qeveris eshte kthyer dhe ne qesharak,ai do mbahet mend gjat si spaku sardeleve,traktorit,sutjenave,brekeve,Nesti Angonit,Olsi Dados,Dritan Shemsi Prencit,dhe te "perndriturit"skuthit Dumani.
Spakun e Duman-Dado, krijusit te Nesti Angoneve e ka mare lumi me kohe,keta bandit te Sali kriminelit jan kthyer ne shikun e GAZIDEDES.
Disa nga prokuroret e Spakut si Olsi Dado jan per te ruajtur delet,kurse ne ju kemi besuar jeten e njerzeve.
Po nuk u shpartallua grupi I zjarrit berishist ne Spak-GJKKO Mos prisni drejtesi,keta bandit e kthyen drejtesin ne ate te plepave 1992-1997,pra ne drejtesin e gjin gjoneve.
Spaku ne drejtimin e Dumanit u kthye ne Gestapo hitleriane kunder qeverise Rama,faktet jan te panumurta dhe te ngjashme me djegjen e Raishtagut nga Hitleri,kujtoni Nesti Angonin me sutjenat dhe breket e Ariola Xoxes gruas se Veliajt qe te bindeni.
Mire more Maks tavllokati... meqenese nuk ka lidhje me ate qe thua ti... po ju si dy bytheqirra qe jeni a keni lidhje me njeri tjetrin...?