Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës për goditjen e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë

8 Shkurt 2026, 16:24Kronika TEMA
Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës për goditjen e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, shprehu vlerësimin e veçantë për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për operacionet e njëpasnjëshme dhe të suksesshme që po zhvillon në goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë, si dhe të veprimtarisë kriminale të shitjes dhe mbajtjes së tyre pa leje në territorin e Tiranës.

“Vlerësim dhe mirënjohje të veçantë për Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për finalizimin e operacionit të radhës, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme dhe të suksesshme të zhvilluara për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë, si dhe të veprimtarisë kriminale të shitjes apo mbajtjes pa leje të armëve në Tiranë.

Operacioni “Barriera”, si dhe operacionet dhe goditjet e realizuara përgjatë vitit 2025 dhe në fillim të këtij viti, janë dëshmi e një pune të mirorganizuar, profesionale, hetimore dhe operacionale, e strukturave të DVP Tiranë.

 Gjithashtu, konfirmojnë marrëdhënie shumë të mira bashkëpunimi ndërinstitucional, veçanërisht me Prokurorinë e Tiranës dhe partnerët ligjzbatues, si dhe bashkëpunimin shumë të mirë mes Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, në funksion të parandalimit dhe goditjes së armëmbajtjes pa leje, trafikimit të lëndëve narkotike dhe çdo paligjshmërie tjetër.

Armët e zjarrit janë mjeti kryesor për kryerjen e veprave penale dhe përbëjnë një rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve dhe sigurinë publike. Parandalimi dhe goditja e tyre mbetet një prioritet absolut i Policisë së Shtetit, në shërbim të rendit, ligjit dhe qytetarëve.

Sjell në vëmendjen tuaj  se gjatë vitit 2026, goditja pa kompromis e armëmbajtjes pa leje, trafikimit të armëve dhe çdo forme tjetër të veprimtarisë kriminale të lidhur me to, do të jetë një nga fokuset kryesore të punës së Policisë së Shtetit në të gjitha qarqet e vendit.

Ndaj ju inkurajoj që të vazhdoni punën me vendosmëri, profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, në shërbim të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve”,- shprehet Proda.

2 Komente

  1. s
    shori

    Ku i gjejne armet vellezerit tane kosovare...???!!! Apo jane stoqet e trimave te UCK-se...(???!!!) Apo bashkpunim vellazeror me "azovet" e Zelenskit...(???!!!) Sidoqofte, rendesi ka qe tregetia "vellazerore" e kombit, vazhdon te lulezoje...

    Përgjigjjuni
    1. B
      Banadt para ligjit

      Bobo c'na ke bere more zoti Proda , po keto ishin dhurate per terroristin Sali Karaxhic Berisha more i nderuar . Keto ju duheshin banditeve te Saliut per protesten e ardhshme ne daten 10 shkurt per te protestuar fuqishem si asnjehere me pare fiks ashtu si di te beje gjithmone terroristi Sali me banden e tij . Merr masa se keto dy dite i kalojne edhe ne rruge tokesore kriminelat ashtu si i ka urdheruar Saliu e banda e tij . Vetem zgjimi nga gjumi i Spakut e arrestimi i krye kriminelit Sali Karaxhic Berisha mund te qetesohet ky vend po kjo pune duhet te filloje qe nga aejmeni i tij ne Spak Dumani .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje