Gjykata Kushtetuese rrezoi të premten padinë e kryeministrit Edi Rama, i cili u ankua për tejkalim kompetencash nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
GJKKO vendosi në muajin nëntor 2025 pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, në cilësinë e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Pas 3 javësh shqyrtim, gjyqtarët votuan katër pro dhe 4 kundër, duke mos arritur të marrin një vendim shumice, e duke rikthyer masa e pezullimit nga detyra për zëvendëskryeministren.
Analisti Artur Nura, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se kryeministri Edi Rama duhet ta vijojë “betejën” e tij politike me institucionet e drejtësisë dhe pse jo vendimin e së premtes dhënë nga Gjykata Kushtetues ta çojë edhe në Strasburg.
Sipas tij, në një sistem demokratik çdo institucion duhet të ketë kufijtë e vetë dhe duhet të ushtrojë aktivitetin e vet ligjor brenda kompetencave, pa cenuar pavarësinë e pushteteve të tjera.
Gjatë bisedimit për “Ora e Fundit”, Nura theksoi se Gjykata Kushtetuese dha një vendim gjysmak ndaj padisë së Ramës dhe nuk e kreu siç duhet detyrën, që ia ka ngarkuar vetë Kushtetuta e Republikës.
“Besoj se Rama duhet t’i qëndrojë qasjes së tij politike. Mund ta referojë çështjen edhe në Strasburg, që të ndahet njëherë e mirë ‘shapi nga sheqeri’. Ka kufij për çdo pushtet. Kjo është demokracia.
Iku koha kur një person vendoste për të gjitha shkallët e drejtësisë. Sot duhen ndarë kompetencat e pushteteve në mënyrë demokratike dhe asnjëri nuk duhet të ndërhyjë në kompetencat e institucioneve.
Nëse ti nuk respekton vullnetin e sovranit, Rama duhet ta vazhdojë betejën politike në raport me institucionet e drejtësisë. Parimisht, presioni që bën Berisha në mënyrë permanente ndaj drejtësisë dhe ndaj emrave të këtyre institucioneve nuk përbën lajm, por është i zakonshëm.
Gjykata Kushtetuese, sipas mendimit tim, si gazetar dhe jo si jurist, them që ka dhënë një vendim gjysmak, që nuk e çoi vendimin deri në fund për detyrën që i ka dhënë Kushtetuta”, tha ndër të tjera gazetari Nura.
Këta gjykatës kanë lozur rolin e shejtan budallait... Tre javë për tu tallur me Kushtetutë dhe për ta mbyllur me këtë teatër të shpifur .. Harram leku që merrni!!
Po Gjykata kushtetuse se Kreuz detyrēn se rogat i marin tē majme e çi i intereson pēr drejtēsi. Ata mbajnē anēn politike si fundērrina qė jan. Pēr shēmbull prostituta xhafellari dashnorja e turi miut Alibeaj sdo tja di pēr drejtēsi.