Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun por humb jetën, kirurgu dhe dietologia vihen nën hetim

7 Shkurt 2026, 12:55Kronika TEMA
Biznesmeni italian vjen në Tiranë për të ngushtuar stomakun

Biznesmeni italian Massimo Ferro, 54 vjeç, nga Camposampiero, kishte vendosur t’i jepte fund obezitetit pas vitesh dietash të pasuksesshme.

Ai iu drejtua një klinike private në Milano, e cila i premtoi një zgjidhje afatgjatë, por ndërhyrja kirurgjikale do të kryhej në Tiranë. Aty, më 18 dhjetor, iu nënshtrua operacionit për ngushtim stomaku. Por diçka shkoi keq dhe Massimo Ferro humbi jetën më 22 dhjetor në Shqipëri.

Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, prokurori i Padovës, Andrea Girlando, ka regjistruar si të dyshuar kirurgun Andrea Formiga dhe dietologen Alessandra Freda, të dy nga Lombardia. Autopsia mbi trupin e Massimo Ferro do të kryhet të hënën në Padova, nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, i caktuar nga prokuroria.

Sipas asaj që shkruan Corriere, kontakti i parë mes Ferro-s dhe kirurgut kishte ndodhur në dhjetor përmes mesazheve në WhatsApp, ku iu dhanë informacionet për ndërhyrjen, kostot dhe organizimin logjistik. Çmimi i operacionit ishte 4.400 euro, shumë më i ulët krahasuar me rreth 15 mijë euro që kërkoheshin në Itali.

Gjatë vizitës së 6 dhjetorit 2025, ku Ferro u paraqit së bashku me djalin e tij të madh, kirurgu shpjegoi ndërhyrjen dhe e siguroi pacientin për përdorimin e teknikës laparoskopike dhe një rikuperim të shpejtë. Pavarësisht se Massimo Ferro vuante nga diabeti i tipit II dhe peshonte 108 kilogramë, operacioni u programua për datën 18 dhjetor në Tiranë. Analizat, të cilat Ferro nuk kishte arritur t’i kryente në Itali, u shtynë për t’u bërë një ditë para ndërhyrjes, në Tiranë.

Sipas kallëzimit të familjes, përfaqësuar nga avokatët Stefano Squarise dhe Jenny Lopresti, asnjë nga procedurat e parashikuara nga udhëzimet italiane dhe ndërkombëtare për kirurgjinë e obezitetit nuk është respektuar. Nuk ka pasur një program paraprak dietetik, asnjë vlerësim multidisiplinar dhe asnjë përgatitje specifike para operacionit. E vetmja këshillë e dhënë ishte që pacienti të qëndronte esëll që nga mbrëmja para ndërhyrjes. Massimo Ferro mbërriti në Tiranë më 17 dhjetor, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ethet dhe përkeqësimi i gjendjes

Të nesërmen ai u operua dhe pas ndërhyrjes telefonoi familjarët për t’i qetësuar: “Shkoi gjithçka mirë”. Por që nga dita pasuese, gjendja e tij nisi të përkeqësohej. Ai u shfaq gjithnjë e më i përgjumur, pa reagime, ndërsa niveli i glicemisë mbetej i lartë. Më 20 dhjetor u shfaq ethet, deri në 38 gradë.

Më 21 dhjetor, me temperaturën që kishte arritur 39 gradë dhe me vështirësi të rënda në frymëmarrje, Ferro u dërgua në urgjencën e spitalit publik “Nënë Tereza” në Tiranë. Aty iu nënshtrua disa ekzaminimeve, por sipas kallëzimit, antibiotiku iu dha vetëm në mbrëmje, përpara se të rikthehej sërish në klinikën private. Gjatë natës gjendja e tij u përkeqësua edhe më shumë.

Në mëngjesin e 22 dhjetorit, Massimo Ferro pësoi një arrest brenda klinikës. U reanimua dhe u transportua me ambulancë në repartin e reanimacionit të spitalit publik. Pasdite mjekët thanë se gjendja ishte e stabilizuar, por në mbrëmje bashkëshortja u thirr me urgjencë: kur mbërriti, Massimo Ferro kishte ndërruar jetë prej orësh.

Sipas familjarëve, deri më sot askush nuk ka dhënë një shpjegim të qartë për shkakun e vdekjes. “Duam vetëm të dimë pse Massimo nuk u kthye në shtëpi”, shkruajnë bashkëshortja Romina dhe fëmijët e tij.

10 Komente

  1. L
    Luzati

    PSE NUK JEPET EMRI SPITALIT PRIVAT KU NDODHI DRAMA APO PER TI RUAJTUR PRESTIGJIN.BESOJ SE KA QENE TEK SPITALI SALUS ,ATY VINE MJEKE NE PENSION NGA ITALIA OPEROJNE MARIN LEKET DHE NUK MBAJNE PERGJEGJESI CFARE NDODH ME TUTJE...

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirana

      Edhe une mendoj qe eshte spitali Salus. Ne fakt te gjithe spitalet dhe klinikat me emra te huaj ne Shqiperi jane fole mafiozesh dhe vrasesish te njerezve me miratimin e qeverive shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Katunari

        Nuk osht salus o shoku osht Trita ospital,megjithate kirurgu ishte italjan kshuqe shoku shokut ja ka fut.

        Përgjigjjuni
    2. f
      fracila

      Shum drejtë shkruan Luzati.... Bëni politikë të ndyrë duke mos nxjerrë emrin e spitalit që e vdiq pacientin,në këtë mënyrë bëheni bashkpuntor në krim,nuk është faji i kirurgut faji është i SPITALIT prandaj nxirrni emrin që të mos vdesi ndonjë tjetër.

      Përgjigjjuni
      1. a
        arian

        Ky rast tregon me se mire nivelin e korrupsionit prefesional ne shqiperi qe mbeshtetet me dekada nga qeveria. Per mjeket shqiptar qe ushtrojne profesionin ne perendim ndiqen rregullat e licensimit tevendeve ku ata punojne, Mjeket e huaj vijne ne shqiperi si profesora dhe ushtrojne profesionin pa pike rregulli. Te djefsha qeverine

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nje ish naftetar

          Përvec mjekëve itljanë, për të cilët është hapur hetim duhet të procedohet edhe klinika ku është kryer ndërhyrja. Cfarë klinike (spital) qënka me sallë kirurgjikale pa repart reanimacioni???? Edhe Ministria e Shendetësisë dhe Urdhëri i mjekëve këtu duhet të bëjnë hetime dhe të marin masa për këto klinika. Se edhe shqiptarë kanë humbur jetën dhe janë zhvatur nga lekët dhe askush nuk është përgjigjur dhe asnjë klinikë nuk është mbyllur. Është kthyer pacienti në lëndë të parë. Në klinikat private është parim , të sëmurit i thone" nuk ke gjë" dhe te shëndoshin e bëjnë të sëmurë. Korr lekë e mos mbaj përgjegjësi.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lexues

            ky i Ndjeri Italjan duhet me mire te ishte Operuar ne Itali..por duket se i jane Dhimbsur Paret... Njohe dy persona qe kane bere Operacjone te tilla ne Gjwermani.. 1-Eshte nje Greke.....si fillim u "Dobesua"....i varej Lekura e barkut...dhe dukej e peshtire (Me tha vete)...por pas disa Muajeshe..Filloj te shendoshej Perseri.....pra Nderhyrja Kirurgjikale Deshtoj.. 2-Nje Turke..Djale i Ri....Humbi ne Peshe.....dukej Koce e lekure..Nuk e Njoha kur e pashe...gjithe se si:Njeriu nuk duhet te Vere jeten ne Rrezik..per tu dukur "Bela Figura"...

            Përgjigjjuni
            1. X
              XXXL

              "Biznesmen" qe vjen e operohet ne Albanistan tek doktor Adhamudhi.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Erdogan

                Po pse dergohet ne spitalin shtetror? Kerkoi vete apo familjaret se nuk po e kuptoj?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Ministria e Shëndetësis të marri masa

                  Po pse spitalet publike janë për të korrigjuar gabimet e spitaleve private? Apo Tritan Shehu, që mos u ngoptë kurrë me para, njeh mjekët drejtues dhe hajde se i mbulojmë me parat e shqiptarëve. Ministria e Shëndetësis, duhet urgjentisht të marri masa se kur venë njerzit e thjeshtë i sjellin e i përdredhin po nuk ju futën parat në xhepkurse këta parellinjt futen të parët.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje