Gjykata Kushtetuese ka marrë këtë të premte në mbrëmje vendimin në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku.
Sipas vendimit zyrtar gjyqtarët janë ndarë 4 me 4.
Kjo ndarje do të thotë rrëzim i ankimit për shkak se nuk arrihet shumica vendimmarrese dhe Belinda Balluku pezullohet nga detyra.
NJOFTIMI I PLOTË I VENDIMMARRJES:
Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër; shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.
Paraprakisht Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2. Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshtrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.
Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.
Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegj personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij. Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon ntë mbrojë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese). Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri. Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik vlerësohet se për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushtetit ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.
Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imuniteteve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyn edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.
Për sa më lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:
Rrëzimin e kërkesës.
Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës
12.12.2025.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Cfare lajmi, cfare lajmi! Fantastike! Jepi SPAK, tredhe hajduten Balluku! Rrofte Shqiperia! Rrofte SHBA!
O BELA CIAO...... BELA CIAO BELA..... CIAO CIAO CIAO....Jepi Spak , nxirri para pergjegjesise gjithe funderrinat e ketij vendi !!!!!
Pra Gjykata Kushtetuese heq masën e pezullimit, të caktuar në mbledhjen e gjyqtarëve........ . Dmth Balluku nuk pezullohet.
o qyp analfabet, hiqet pezullimi i pezullimit. apo doni te beni cope ju derdimenet e rilindjes.
Qypi !Hiqet pezullimi i pezullimit dakort por për masën e arrestit gjithmonë vendos kuvendi .Tani ai kokcepi dhe ai kurvari mund të pezullojnë gjithë qeverinë .Mirëse erdhe në Republikën e Prokurorëve Dru me Pre
Ja futen beles dhe palloshit. Ne burg e kanë vendin te dy hajdutë.
Nukë është fantastik Është gjys fsntastik Do të ishte i tillë po të votonin 8 me 0 Atëhere po
Hahahaha plasi mina e rradhes. Kjo ishte gozhda e fundit o komandat. Nje prokuror debil mund te pezulloj gjithe qeverine duke fut ne kolaps total shtetin. Se mos thua qe nuk e prita kete? Ka vite qe kambanat po bihen. Nejse, pas rekordit te burgosjes masive pa gjyq Shqiperia eshte rasti unikal ne bote qe prokurori vendos kush duhet te qeveris. Nuk ka nje rast te tille ne bote e lere me ne Evrope. A ka kuptim me vota?
ti je opozitar i opozites ore cun, je gojime i qeverise. qaj cike tashi, se te iku numri 2 i partise ne kosh te plehrave.
Ta gëzojë Edi Rama! Shko bridh për fjalime-gracka në Izrael te Netanjahu, se e ftoi meqë e di varësinë e tij prej çdo rasti ku mund të shpërfaqet me fjalime të bukura. Lëri minjtë ta hanë macen! Ndërto shtetin tënd, më parë, o derë bardhë! Mos shko, siç thonë: "Ku leh qen e ku del tym / Ku ja bën daullja "Bym!"". Nuk ka nevojë bota për fjalimet, as për atletet dhe shallvaret e tua? Dili zot shtetit që populli ta ka dhënë në dorë. Ke thënë dikur se nuk do e tradhtosh popullin që të ta ka votuar. Por “tradhtinë” ndaj popullit e ke bërë tashmë, por vetëm “për kokën tënde” e ke bërë!
Po ça popull leshi, po i rruhet atij për popullin. Bravo Skënderbe, ky popull këtë sjelljen tende meriton ta vjedhlsh e poshtërosh. Mjafton ti të jesh në krie, sepse derdomenët, 180 mijë punonjësit e administtwtës dhe pensionistet te votojnë, plus dhe thasët e miellit dhe 50-100 eurot e shpërndara ditë zgjedhjesh e bëjnë punën e tyre, por pa harruar patronazhistet me Akshin në krye
Znj Balluku s'ishte ndonjē gjeni e politikēs, ndaj Kryeministri Rama duhet të kishte marrē vendim tē ndahej nga Bela sapo SPAK e vuri nē dijeni pēr parregullsit nē funksionin e ushtruar.Njē fjalē popullore thotē "bēju man e shkundu,jo arē tē çukitesh".Protestat e opozitēs para bashkis pēr rrēzimin e lali Erit duhet tē kishin shērbyer pēr PS-nē kthimin nē arsye, ku do ishte shmangur shqipēria bēhet nga stacionimi nē trotuarin e bulevardit dēshmorët e kombit,foltoret e Berishēs hebdomadere,si dhe 5 protesta kombetare tē opozitave pēr kētē çēshtje.Erion Braçe mund tē jetē ministri arrdhshēm i infrastrukturēs dhe energjitikēs deri nē zgjedhjet e arrdhēshme legjislative tē 2029.
Më në fund..... dritë në fund të tunelit të Llogarasë.
Mos u gezo o idiot funksionel se asgje nuk ndodhe . Do ta zevendesoi me nje ministre tjeter dhe zonja do jeté députéte .....
Do jete aty me Lal Plehun te cilit ja bëri gropën
Tashti spaku të na japi adresat e 300 shtepive të Beindës. Ato 50 miljon€ në cilën bank janë depuzituar dhe sa palē brek ka Belinda?
Turpe per drejtesin ..
Shtëpitë i ka Neda qe po ndahet nga burri (vëllai lubisë) dhe Gimja
Ky vendim perforcone bindjen qe eshte politike. PS nuk i heq mandatin dhe te na rroje SPAKu Bufit. Kjo tregone qe drejtesia nuk funksionone.
As mish dhe as peshk keshtu qe ceshtjen ngelen te ngaterruara pra ku ishe asgjekundi cfare bere hicasgje
Metastazat berishiste kan kapur gjithe sistemin e drejtesise,Edi Rama drejtohu shqiptareve ne zgjedhje te parakohshme, jam I sigurt se do maresh 94 deputet kushtetues qe tju tregosh vendin gjithe olsi dadove te drejtesis.
Rama shkrije SPAKUN. kot nuk te dhame 85 deputete ,o hajvan . Mos i zhgenje socialistet . Te mundi Serbia miloshevici karaxhici mulici salici
Kur ta dënojn dhe të kthej gjën e vjedhur atëher do them bravo drejtësia. Deri më sot kan hyr e kan dal sa edhe dëmshpërblime kan mar nga shaloku katranministër