A u rrëmbye Ilir Meta? Flet ish-Avokati i Popullit

7 Shkurt 2026, 08:50Kronika TEMA
A u rrëmbye Ilir Meta? Flet ish-Avokati i Popullit

Ish-Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, e ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, foli për ndalimin e Ilir Metës.

“Unë dua të them që Avokati i Popullit nuk jep komente në lidhje me basueshmërinë apo jo të vendimmarrjeve qoftë të gjykatave qoftë të prokurorisë, përsa i përket hetimit penal dhe ose vendimmarrjes së tyre për rastet individuale konkrete. Pra, ne nëse kemi një koment për të bërë, e bëjmë vetëm në lidhje me zbatimin e të drejtave të tyre si qytetarë. Në rastin e zotit Meta ne kemi pasur dy rekomandime. Rekomandimi i parë ka pasur të bëjë me mënyrën se si u zbatua masa e arrestit ndaj tij. Pra, nëse masa e arrestit ka qenë një masë e cila është marrë nga organet kompetente, është marrë në mbështetje të ligjit në fuqi, të paktën në pamje të parë”, tha Ballanca.

“Ne si Avokat i Popullit nisëm rastin me iniciativë nga ana jonë dhe pastaj ka pasur dhe ankesë nga avokatët e zotit Meta. Disa nga pretendimet e tij nuk u gjetën të bazuara, në mënyrë të veçantë ushtrimi i dhunës apo rrëmbimi i tij. Në vlerësimin e Avokatit të Popullit nuk gjetën mbështetje dokumentare, por mënyra e ndalimit të tij nuk plotësonte standardin e trajtimit dinjitoz”, shtoi Ballanca.

4 Komente

  1. L
    Labeati

    Jo po do ti masazhonin bithen

    Përgjigjjuni
    1. T
      Ton

      Kjo e hengri karremin e qeverise....tmerr kush mbronte popullin.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Shqiperia eshte vendi më i korruptuar,qelbur dhe degraduar në botë,pas Haitit.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aleksander

          Ky do ishte ne burg qe ne 1997 o trima. Bashke me salen.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje