Motori elektrik përplaset me automjetin, një i plagosur në Vlorë

7 Shkurt 2026, 21:16Kronika TEMA
Motori elektrik përplaset me automjetin, një i plagosur në

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor elektrik është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit elektrik ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

1 Komente

  1. v
    vaso

    Këtu punohet me fushata dhe më pas çdo gjë harrohet,në Tiranë monopatet vazhdojnë lirshëm....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje