
Gjashtë persona, mes tyre katër shqiptarë dyshohen se janë autorët e grabitjes në vilën e brazilianit Ronaldo Nazario në Ibiza, Spanjë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës dhe në vilën e tij në Ibiza u vodhën bizhuteri dhe ora me vlerë rreth 3 milionë euro si dhe 10 mijë euro cash.
Këto ishin në pronësi të mesfushorit italian të PSG, Marco Verratti, i cili po bënte pushimet në vilën e Ronaldos. Ata u arrestuan ditën e djeshme në portin e Denias kur zbritën nga trageti me një makinë, me të cilën ishin larguar më parë nga ishulli. Në automjet u gjet një kuti në të cilat ruhej një pjesë e grabitjes.
Katër arrestime janë bërë në Malaga dhe dy të tjerë në Denia dhe nga pesë të arrestuarit, katër janë me kombësi shqiptare dhe një spanjoll, ndërsa një grua ishte me origjinë nga Rumania, shkruajnë mediat spanjolle.
Autorët dyshohet se janë pjesë e një bande shqiptarësh dhe spanjollësh që merren me grabitje vilash luksoze. Rasti në vilën e Ronaldos ka qenë tepër i guximshëm. Hajdutët hynë brenda përmes dritareve të hapura në vilën që ndodhej në Cala Jondal në fshatin Sant Josep de sa Talaia.
Në momentin e grabitjes po zhvillohej një festë e vogël në katin e poshtëm dhe në zonën e kopshtit. As Marco Verratti me partneren e ftuarit dhe as katër anëtarët e shërbimit të sigurisë së shtëpisë nuk e kuptuan çfarë po ndodhte.
Hajdutët grabitën sendet me vlerë dhe u larguan pa lënë gjurmë.
4 hajdutët quhen në gjuhën shqipe
mesiguri kan qen Tifoza te Ronaldos dhe aspak ashtu si i emerton media qesharake . Bo vaki ti ken mare bizhuterite ,por jo me mendimin e keq ,me damtu Ronaldon ,por si simbole te idhullit te tyre ne futboll . Keshtu osht kur s'ma fanellat shperndare ballkonit ,kur e di qe nji VIP si Ronaldo ka pas shume fans .ce thu ti mer .o fajo tij jo i fansave qe nuk e harrojn dot . Passanej nuk mundet te akuzoj media ,pa dit mir kush jan dhe qellimin perse i kan morr ato gjona ,madje nuk perjashtohet edhe noj Trick i vet Ronaldos ose kush bano me Ronaldon ti ket zhduk vet dhe hop bo gjasme e kan vjedh Skifterat Shqiptare . Lerini mer Skifterat te fluturojne te lire mbi qillin e Lirise .