Arrestohen dy shqiptarë në Igumenicë, kishin 47 kg kanabis në makinë

30 Nëntor 2025, 07:30Kronika TEMA
Arrestohen dy shqiptarë në Igumenicë, kishin 47 kg kanabis

Dy shtetas shqiptar janë arrestuar në Igumenicë, Greqi, nën dyshimin e trafikut të drogës.

Policia greke mësohet se gjeti në makinën e tyre me targa shqiptare 46 pako me kanabis të papërpunuar, të fshehura në bagazh dhe sediljet e pasme, me një peshë totale 47 kg e 550 gr.

U sekuestruan gjithashtu automjeti dhe një shumë prej 550 eurosh. Të arrestuarit do të paraqiten para Prokurorisë së Shkallës së Parë të Thesprotisë.

Lini një Përgjigje