Arrihet marrëveshja me Belgjikën, pritet ekstradimi i Leonard Dukës, rivalit të Ervis Martinajt

30 Korrik 2024, 19:20Kronika TEMA
Arrihet marrëveshja me Belgjikën, pritet ekstradimi i Leonard

Rivali i Ervis Martinaj, Leonard Duka do të ekstradohet drejt Shqipërisë nga Belgjika. Dy shtetet kanë gjetur marrëveshjen për ekstradimin e Dukës. Ai u arrestua në maj të këtij viti në Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Duka u arrestua në shkurt të vitit 2023 në Belgjikë por kishte qëndruar vetëm disa muaj nën arrest, pasi ende nuk kishte marrëveshje për ekstradimin e tij.

Por pas megaoperacionit policor, "Metamorfoza 2" ku u zbardhën biseda në aplikacionin "SKY ECC" të kokave të krimit në Shqipëri dhe u zbardhën disa vrasje dhe tentativa për vrasje, Duka u shpall sërish në kërkim dhe më 18 maj u vu në pranga në Belgjikë.

Duka po gjykohet në mungesë për vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Grupi Duka ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani.

Ai dyshohet se gjithashtu ka bashkëpunuar në një plan për vrasjen e Ervis Martinajt, ish-kolegut të tij në biznes dhe aktivitete të jashtëligjshme, i cili është deklaruar i zhdukur prej më shumë se dy vitesh.

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Nje nga nje te gjithe ne burg do shkojne. Ervis Martinaj eshte dekonspiruar, fshihet ne zona te njohura perreth kufirit. Eshte vertetuar se organizoi vrasjet e dy kundershtareve qe i vrane kusheririn Brilant Martinaj. Kriminelet jane kthyer ne minj ferrsh, vetem fshihen ku ti zeri nata.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje