Sot po mbahet disa e dytë e dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, pjesë e grupit të Leart Haxhisë i cili po rrëfen ngjarjet kriminale.
Seancën e kaluar ai rrëfeu për disa krime të rënda dhe vrasje të kryera me udhër të Haxhiut, me motive hakmarrjeje dhe rivaliteti, për shkak të sulmeve që kundërshtarët i kishin bërë ndër vite, duke i vrarë edhe të afërm të tij.
Tafani e nisi dëshminë aty ku e la seancën e kaluar, për vrasjen e Albi Bashaliut, dinamika pas atentatit, fshehja e armës pas çmontimit dhe pagesa 30 mijë euro që e solli në Tiranë babai i Laert Haxhiut.
“Pasi mbaruam punë nuk na ndezi makina “Audi” që kishim. Mora “Benzin” gri me targa greke. Pasi kaluan Kavajën, kam çmontuar armën, në atë kohë kalonin dhe makina të tjera që sduhet të na shikonin që hidhnim pjesë të armës. Kur errdhëm në Tiranë kemi lënë Benzin në Astir dhe për të humbur gjurmë, kemi ecur në këmbë.
Kemi marrë 30 mijë euro, na ka sjellë i ati i Laertit, Qamil Haxhiu dhe atë 30 mijë i kemi ndarë në 3 pjesë; unë, Lulzim Arapi dhe Laerti. Këto lekët i ka dhënë një person që e thërrisnin Limi, me të cilin para ngjarjeve fliste Laerti me të.
Pas një muaji erdhën edhe lekët e tjera, dy herë nga 10 mijë, na i solli Qamili, babai i Laertit. I ati i Laertit, Qamili një herë në dy tre muaj vinte tek ne dhe qëndronte disa ditë”.
Kur e morën në intervistë Qamil.Haxhiun per djalin, tha: "Unë kam alamet djali. E duan të gjitha vajzat. Djali im është shumë i rregullt." Është interesante se çfare thotë Laerti per të jatin. Njeri koqe kandari, dhe tjetri budalli me brirë. Këtyre u shkon tamam shprehja "mut i jati, mut i biri, dhe mut ai që bëri të jatin."