Asgjësohen mbi 15 mijë bimë kanabis në Vaun e Dejës, në kërkim autorët

6 Korrik 2024, 12:20Kronika TEMA
Asgjësohen mbi 15 mijë bimë kanabis në Vaun e Dejës,

Mbi 15 mijë bimë kanabis janë asgjësuar në disa zona të Vaut të Dejës në kuadër të operacionit të koduar “Territor i pastër”.

Policia bëri me dije se kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Bimët narkotike u gjetën nga kontrollet intensive të territorit në njësitë administrative Shllak dhe Temal.

Policia thotë se po vijon punën për të identifikuar, kapur dhe vënë para përgjegjësisë shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari kriminale

Lini një Përgjigje