Automjeti përplaset me autobusin në aksin Fier-Patos, një i plagosur

19 Maj 2025, 15:40Kronika TEMA
Automjeti përplaset me autobusin në aksin Fier-Patos, një i

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Patos, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Portezës’ në Fier.

Automjeti tip ‘Ford’ është përplasur me autobusin e linjës Roskovec-Fier dhe, për pasojë, ka mbetur i lënduar vetëm drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal.

Sipas informacioneve, raportohet se i lënduari është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

Lini një Përgjigje