Avokati i presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani, deklaroi në emisionin “Breaking” se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dështuar në misionin e saj, për shkak të mungesës së bashkëpunimit institucional dhe integritetit profesional.
Sipas tij, SPAK nuk ka kryer hetime të thelluara dhe nuk ka iniciuar çështje të rëndësishme me nismën e vet, por ka punuar kryesisht mbi kallëzime individuale, gjë që ka cenuar besueshmërinë e institucionit.
Ai shtoi se SPAK nuk ka dhënë rezultate konkrete që nga krijimi i tij, duke e cilësuar bilancin zero, ndërkohë që ka persona të mbajtur në paraburgim pa prova të mjaftueshme. Në këtë kontekst, Cakrani ngriti shqetësimin edhe për ndikimin dhe presionin e prokurorëve të posaçëm ndaj gjyqtarëve të GJKKO, të cilët sipas avokatit po kërcënohen nga prokurorët e SPAK.
“Amerikanët mund të vijnë këtu, por amerikanët nuk mund të të japin dinjitetin, moralin e profesionalizmin. Prokurorët e posaçëm kanë ndikuar dhe shantazhojnë edhe gjyqtarët e GJKKO për të arritur qëllimet e tyre dhe sot kjo është gjendja e gjyqësorit në Shqipëri”, tha Cakrani, ndërkohë që fjalën e tij e përmbylli me një deklaratë të fortë. Sipas tij, në ditët në vijim do të kemi arrestime në kupolën e Policisë së Shtetit, e cila prej kohësh ndodhet në “rrethin” e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Do të ketë arrestime në kupolën e Policisë së Shtetit, Ka qenë në vëmendjen e SPAK, sepse ju e dini shumë mirë që nga drejtori dhe të gjithë me radhë kanë telefonate zbërthyer dhe flitet që do të ketë masa arresti me burg, apo masa të tjera sigurie, por do të ketë zhvillime të reja sa i përket kupolës së Policisë së Shtetit”, tha ai.
ore Avukat:Nje pyetje kame per Zoerine tuaj:Ilr Meta alias Floriri deklaron se nuk ka "Koqe leku"..se eshte i Varfere...si te paguan ty??????????????????????????????????????????????? Apo ti e bene per "Meshire"??????????Mbrojtjen e Likes??? Na Kujtim.....ti mabase je Avukat........po ke Fate qe ke per Klient nje VIP-Hajdut Floriri.....duket se te paguan me Flori 24-karatesh...Angleze.....qe edhe ti te llapesh sa me shume per "Varferine" e tije.. 1-Kur u Arrestua Ilir Meta u GEZOVA SHUME...qe te me kuptosh....nuk u lepihem Politikaneve Shqipetare....per nje vende pune...me mbajne krahet e mije.... i Urrej Politikanet Gangester te Tipit Meta-Berisha-Mediu..si dhe Noka..jo per gje por kerkojne te bejne te Ndershmin..te Fortin dhe te Paprekshmin...
Shko ore lahu mire secte vjen era mut ok ti dhe lopet nuk i ruan dot jo te ruash krye hajdutin e Europes okmos e ze SPAKUN me gojen e qelbur se i ndyn emrin okk prandaj zhduku dhe gjej ndonje vërrë lope dhe mos dil gjëkundi
te dy rrace e fëlliqur