Avokati i njohur: Dan Hutra e “bleu” me lekë gruan e dytë

3 Mars 2023, 09:17Kronika TEMA

Avokati i njohur: Dan Hutra e “bleu” me lekë gruan e dytë

Avokati Saimir Vishaj është shprehur se e njihte personalisht Dan Hutrën duke thënë se ky i fundit e bleu me lekë gruan e dytë.

Ai nënvizoi se gruaja përpiqej të ulte gjakrat në familje ndërsa Dan Hutra ishte njeri krejt ndryshe.

“Unë e njoh shumë mirë Dan Hutrën. Ai dyshonte në një shtatzëni. 

Në Shqipëri gratë blihen me lekë dhe që nga ky moment ato duhet të jenë të nënshtruara, të rrinë  brenda mureve të shtëpisë. 

Këto lloj martesash na kanë kthyer 500 vite mbrapa. Unë e njihja si familje, ishte shumë e mirë. 

Gruaja e dytë mundohej që të pajtohej, që të ulte gjakrat. Hutra ishte njeri krejt ndryshe”- tha Vishaj.

Ai tha se vrasësi i tre grave të mërkurën në kryeqytet, kishte probleme skizofrenie.

Siç tregoi Vishaj, Hutra nuk pranonte atësinë e fëmijëve të tij.

“Ky asnjëherë nuk e pranonte që fëmija është i imi. Këto janë probleme të psiko-motorit që vuan ai sepse një mashkull të ngrejë dorë mbi një femër, jo mbi një, por mbi disa tregon që ka një lloj skizofrenie që hyn më shumë në ato raportet e psikopatisë, sepse një njeri normal që vjen mbas 20 vitesh burgimi dhe të riaktivizosh ato qeliza për të realizuar vepra penale të tilla, aq të rënda që prekin Shqipërinë, është e tmerrshme,” – u shpreh Vishaj.

6 Komente

  1. P
    Petrit

    " Unë e njihja si familje, ishte shumë e mirë"- Si "psikolog" ky avokati nuk paska te share, e njihka situaten me 1 shikim.

    Përgjigjjuni
    1. p
      ppa

      Ti avokat mashtrues e njeh shume mire, sepse e ke mbrojtur per t'u liruar pata kohe; ti more parate, i ndave me gjyqtarin dhe ai beri gjemen.Ne keqfunksionim e ssitemit te drejtesise ju avokatet jani pala me e poshter dhe e dhjere.

      Përgjigjjuni
      1. "
        "BOHOTINA"

        PPa. Te admiroj per komentin.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          90% e njerëzve në shqipëri janë me të meta mendore dhe skicifreni patologjike.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sapa

            Shume e vertete, nuk e luan topi.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Adem

            Ai e ka mbiemri Hudhri ose Hudhra. Ramadan Hudhri.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje