
Gjykata e Tiranës ka reaguar në lidhje me lirimin e vrasësit serial Dan Hutra, i cili qendroi vetëm 8 muaj në burg për "Dhunë në familje", pasi dhunoi bashkëjetuesen e tij, Elena Hysa.
Gjykata ka marrë në mbrojtje gjyqtarin Gerd Hoxha, ku sipas saj ka zbatuar ligjin, teksa jep edhe arsyet pse ka marrë vendimin për lirimin e Dan Hutrës.
Njoftimi:
“Gjyqtari Gerd Hoxha ka zbatuar ligjin! Dënimi është ai qe ka kërkuar prokurori. Aplikimi i gjykimit të shkurtuar nuk u kundërshtua as nga prokurori dhe as nga palët. Lirimi ka ardhur vetëm pasi kishte kryer gjithë dënimin e kërkuar nga prokuroria.
Kujtojmë se në vendimin e gjykatës, që mban datën 8 shkurt 2023, Dan Hutra është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg dhe do të vuante vetëm 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky dënim i ulët në argumentimin e gjyqtarit Gerd Hoxha thuhet se është marrë për disa arsye.
Së pari, vepra është kryer me dashje nga i pandehuri, i shtyrë nga xhelozia, i pandehuri ka ndërmarrë veprime aktive, duke e kërcënuar (jo kanosur) me fjalë por, pa e goditur viktimën e pa i shkaktuar asaj dëmtime fizike; faktin se, i pandehuri e ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendesë; faktin se Huta dhe viktima prisnin një fëmijë, ndaj të cilit i pandehuri ka detyrime themelore për rritje dhe edukim.
Gjithashtu sipas gjyqtarit, autori ka një nënë te moshës 74 vjeç, e cila vuan nga disa sëmundje dhe gjithashtu, kërkon kujdes shëndetësor të vazhdueshëm që mund të sigurohet nga i pandehuri.
Ndërkohë që në vendimin tjetër te firmosur nga gjyqtari Hoxha, me 16 shkurt, firmoset shuarja e masës së sigurisë dhe lirimi i Dan Hutrës. Kjo për shkak se më 16 shkurt bëheshin 8 muaj nga arrestimi dhe duke qenë se paraburgimi llogaritet 1.5 dite, atëherë 8 muaj paraburgim ishin ekuivalente me 12 muaj vuajtje dënimi.
Por para se te bëhej publik vendimi i shuarjes së masës së sigurisë për Dan Hutrën, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm publikoi me detaje se si ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Hutrës për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në detyrim për paraqitje”.
Gjykatesit jane kriminelet me te keqinj te ketij vendi. Jane ata arsyeja pse Shqiperia eshte ne kete gjendje qe eshte.
…i harove politikanet…?!
Ky plere duhet shkarkuar per tu bere shembull. Cfare e pengoi te jepte denim me te rende se ai qe kerkoi prokurori?
Gjithe keto sqarime...edhe ndonje lek siper edhe jeni ok