“Do rrija i fshehur deri në mëngjes”, si do e vriste Dan Hutra ‘objektivin’ në Sharrë

2 Mars 2023, 15:47Kronika TEMA

“Do rrija i fshehur deri në mëngjes”, si do e vriste Dan

Pas vrasjes së tre grave në Paskuqan dhe Kamzë ditën e djeshme, Ramazan (Dan) Hutra kishte planifikuar edhe një vrasje tjetër në Sharrë.

Para autoriteteve, Hutra ka deklaruar se donte të vriste në Sharrë, një person që ai e akuzonte se i kishte dhënë armën, autorit që shumë vite më parë i ka vrarë babain.

40-vjeçari është shprehur se do qëndronte i fshehur dhe do e kryente vrasjen në mëngjes.

“Vazhdova rrugën për në vendin ku do realizoja vrasjen tjetër. Vendosa të rrija i fshehur dhe vrasjen ta bëja në mëngjes”, thuhej ndër të tjera në dëshminë e tij.

Lini një Përgjigje