"Me kanunin e Lekë Dukagjinit një femër lahet me shtatë meshkuj”, flet i afërmi i familjes Kurti: Vladimiri ka pasur konflikt me Dan Hutrën, duhet varur

2 Mars 2023, 14:23Kronika TEMA

"Me kanunin e Lekë Dukagjinit një femër lahet me shtatë

Një nga viktimat e 40 vejçarit Dan Hutra një ditë më parë në Tiranë ishte edhe Etleva Kurti me origjinë nga fshati Gurrë e Vogël në Mat.

32 vjeçarja është përcjellë këtë të enjte në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes. Ndërkohë familjarët që jetojnë ende këtu shprehen të tronditur dhe kërkojnë ndëshkimin maksimal për 40 vjeçarin.

Në një komunikim për “News24”, Mehmet Kurti shprehet se e reja ishte një viktimë e paralajmëruar, pas konfliktit që ka patur Dan Hutra me vëllain e Etlevës, Vladimirin në burg.

Gjithashtu Mehmeti thotë se kjo ishte një ngjarje e paralajmëruar pasi Dan Hutra ka deklaruar që do t’i vriste gjithë familjen Vladimirit, ndërsa shteti nuk ka reaguar.

“Ngjarja mos i raft kujt. Kjo që i ka rënë Petrit Kurtit, të lërë  dy vajza dhe bashkëshortet në Kamëz të Tiranës për halle të veta, dhe ajo është vrarë. Të vritet një femër në mënyrë të pafajshme, femra lahet me 7 meshkuj. Me kanunin e Lekë Dukagjinit. Ajo që i ka ranë vëllait tim mos i rëntë kujt.

Perderisa jam rrit me të, unë vëlla e kam. Petrit Kurti sot nuk është në varrim të vajzës vet, për arsye që nuk po i përmend. Por sot me atë që ka bërë Dan Hutra qoftë edhe djali im, apo vëllanë im, ai duhet dënim jo i përjetshëm, por duhet varur për këmbë.

Dan Hutra me vajzën nuk ka pasur asnjë lloj marrëdhënie. Ka qenë në burg me Vladimir Kurtit, janë rrahur dhe copëtuar atje. Ai ka pas rreshta me dal prej burgu, djali i kushëririt tim është me burgim të përjetshëm. Ai i ka thënë se kur të dal prej burgu kam për të të vrarë të gjithë familjen.

Shteti ka fjet gjumë dhe shkoi e vrau një vajzë 32-vjeçare, në shkallët e derës së shtëpisë. E ëma ka qenë duke punuar pas kopshtit. Janë rrahur në burg dhe puna arriti deri këtu. Fisi Hutraj sipas kanunit, një femër lahet me shtatë meshkuj. Shteti mund të bëjë punët e tij, por të tjerët që janë pas atij do ta marrin parasysh. Këtu nuk ka ligje”, tha thënë ai.

7 Komente

  1. A
    Altini

    O te sh kina robt po akoma ne vitin 2023 e ky topja thote kanuni i lek dukagjinit. (e shkruajta mete vogla emrin e tij se skam asnje respekt)

    Përgjigjjuni
    1. A
      Alex

      PO shkoni qijuni robt mos lini njeri perderisa shteti I politikaneve kurva si keta te qeverise dhe ata te opposites e katandisen keshtu kete vend , Demoraci na prallisin, uuuuu fare e keqe

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pukjani

        Edhe emer Vladimir edhe shqiptar nuk mund te jesh

        Përgjigjjuni
        1. x
          xha Beqo

          kurse Ramazan , po sipas teje o pukar?

          Përgjigjjuni
        2. N
          Noci

          Me kanunin e Lejes femra nuk guxuar te preket bile edhe kur nje gjaksor ka qene duke acid me nje grua nuk eshte gjuajtur nga frika se mos qellohet gruaja se marrja e hakut ka qene shume e rsnde

          Përgjigjjuni
          1. x
            xha Beqo

            kush vriste femer sipas kanunit i shuhej shpia, me kjeq se me vra priften... po keta jane rrac e tredhun turku e komunizmi s'kane lidhje as me Leken as me Gjergjin

            Përgjigjjuni
          2. T
            T

            Kena shtet te forte. Me ministra si cuci as NE hale Nuk shkohet. Qeveria he ne Ka happen nderkombetare,smerret me gjera te vogla si vrasja e femrave apo.lirimi vrasesve NGA burgu. Vazhdoni votoni.o popull se junhapet bariu shume ketyre ministrave te majte apo ye djathte per ju

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje