
Masakra e djeshme në Tiranë mund të kishte pasur edhe viktima të tjera. Ramazan (Dan) Hutra ka deklaruar se pasi ka kryer vrasjet e tre grave në Paskuqan dhe Kamzë, është larguar në drejtim të zonës së “Kombinatit”.
Hutra është ndalur në një market për të blerë ujë dhe tha se në ekranin e televizorit, pa foton e tij, pasi ishte shpallur në kërkim.
40-vjeçari deklaroi se fëmija që ndodhej në market e kishte njohur dhe se ai vendosi që mos ta vriste.
“Unë jam larguar më pas për në Kombinat, ku kisha planifikuar edhe një vrasje tjetër. Rrugës më ka rënë sheqeri dhe ndalova në një dyqan për të blerë ujë.
Aty pashë që në televizor ishte fotoja ime, në një ekran. Fëmija që ishte në market më duket se më ka njohur, por unë nuk e vrava”, u shpreh ai.
Malokët në Tiranë, tragjedia më e madhe kombëtare e të gjitha kohërave.