
“Elena Hysa dhe nëna e saj janë në gjendje të mirë”, thanë burime për VoxNews. Por në shtëpinë e familjes Hysa, ka pllakosur zia.
Familja sot me anë ta lajmërimeve ka njoftuar se do të përcjellë për në banesën e fundit, Mevlute Hysën 30 vjeçe, motra e Elena Hysës, bashkëshortes së Dan Hutrës.
Mevlutja ishte bërë nënë disa kohë më parë. Bashkë me të viktimë ngeli edhe Hasime Dafku, gruaja e vëllait të Elenës. Hasimeja, 25 vjeçe ishte në pritje të ëmbël pasi prej 2 muajsh kishte mësuar se ishte shtatzënë.

Në foto: Ish-bashkëjetuesja Elena Hysa dhe Mevlute Hysa që mbeti viktimë e masakrës
Lini një Përgjigje