“Elena kishte dëshmuar se kishte frikë, nuk e lajmëruan për lirimin e tij”, shpërthen gazetarja: Këta të dështuar mbrojtën kriminelin

2 Mars 2023, 09:27Kronika TEMA

“Elena kishte dëshmuar se kishte frikë, nuk e lajmëruan

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në kryeqytet ditën e sotme.

Ajo tregoi në Top Story të Grida Dumës historinë e Dan Hutrës që vrau 3 gra e plagosi tre të tjera sot.

“Dan Hutra është një kriminel në rritje e sipër dhe nga viti në vit e ka pasuruar të shkuarën kriminale, është një dështim total i të gjitha hallkave të drejtësisë. Dështoi që të rehabilitohej e të riintegrohej që në mënyrë kur të dilte nga burgu të ishte i rehabilituar.

Hutra është përkëdhelur nga drejtësia, ta nisim nga ngjarja e fundit në maj 2022 kërcënoi bashkëjetuesen, e cila ishte shtatzënë gati një muaj dhe ai nisi një dhunë jo vetëm ndaj saj por e kapërcen kufirin dhe kanos e kërcënon se do të kryente krim edhe babanë e saj.

Babai i saj tregon se ai kërkonte kokë njeriu dhe se do të bënte histori për mediat botërore. Elena nuk e kishte njohur vetë personin në fjalë por me anë të njerëzve të tjerë, dëshmitare e kësaj dhune ka qenë edhe nëna e vajzës. Elena është tërhequr nga denoncimi ku thotë se marrëdhëniet janë normalizuar. Pasi bëri këtë deklaratë ajo firmosi kontratë noteriale”, tha gazetarja.

“Elena kishte treguar në dëshmi se kishte frikë, megjithatë drejtësia nuk e informoi familjen e vajzës në momentin që krimineli doli nga burgu, këta kanë dështuar. Ndodh masakra që ndodh, ky shtetas, ky person i rrezikshëm pa u justifikuar kryen sulmin e parë me thikë, me një makinë me qira drejtohet drejt periferisë krejt qetësisht vret në dy vende të ndryshme edhe krejt qetësisht niset drejt periferisë për të takuar vëllanë e tij. 

Vrasja e Dafinës e njëjta histori i njëjti cirk. Dafina një grua fatkeqe që denoncon siç bëjnë edhe 4 mijë të tjera në ditë dhe tërheqin më pas denoncimin e tyre sepse presionohen. Dafina përfundon viktimë, zbukurohet nga vrasësi që tenton ta paraqesë si vetëvrasje. Ai telefonoi vjehrrën dhe i tha  ë rroni ju se Dafinën e mbyta”, tha ajo.

Lini një Përgjigje