
Dan Hutra, autori i vrasjes së tre grave ditën e sotme në zona të ndryshme të Tiranës është vënë në prangat e policisë disa orë pas arratisjes.
Ai është kapur nga uniformat blu në zonën e Sharrës në kryeqytet.
Hutra plagosi fillimisht ish partneren e tij 40-vjeçare në Astir pasi i kishte kërkuar asaj para borxh. Nga aty ai shkoi në Paskuqan ku kreu masakër në shtëpinë e ish bashkëjetueses së tij duke e lënë këtë të fundit të plagosur bashkë me të ëmën, ndërkohë që vrau motrën e saj dhe kunatën.
Dora e krimit ndaj ish partnereve u zhvendos më pas në Kamëz ku dyshohet se vrau një 31-vjeçare, me të cilën kishte pasur lidhje disa vite më parë.
Pyetje thjeshte kush i le te lire dhe kush i mbron keta kriminele? Shteti i inkriminuar dhe policia e shtetit qe eshte pale me ta.
Po pse mo e arrestuat?! Ky është populli i 2 marsit dhe më dt 3 mars ishte planifikuar si revolucionar në protestë! Kishit pritur sa të protestonte. P.S. Duam emrat e Kafshëve që e kanë liruar nga burgu! Apo edhe ky ishte biblote-kar! Në burg kush e liroi. R.I.P. viktimat e Drejtësisë së Plepave!
Tani dmth neser do dali avokati i ketije krimineli... dhe do thote; probleme mendore klienti im.. krimin e ka bere pa vetedije..