Mbeti e vrarë në Kamzë, rrëfehet vëllai i 31-vjeçares: Dan Hutra ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg! Për motrën kishte paguar 2-3 herë që ta ekzekutonin

1 Mars 2023, 16:22Kronika TEMA

Mbeti e vrarë në Kamzë, rrëfehet vëllai i

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjet e rënda që tronditën sot kryeqytetin, ku Etleva Kurti u vra në oborrin e banesës së saj në Kamzë

Autori i vrasjes dyshohet të jetë Dan Hudra, 40-vjeçari që vrau motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses në Paskuqan, po gjatë ditës së sotme, ku mbetën të plagusur edhe dy persona të tjerë.

Burime për News 24 kanë bërë me dije se Vladimir Kurti, vëllai i 31-vjeçares së vrarë, i cili ndodhet në burg përjetësisht për vrasjen e një çifti në Kamzë më herët, ka treguar raportet me 40-vjeçarin Dan Hudra.

“Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time”, ka deklaruar ai.

“Kam bërë një bisedë të gjatë me të. Më dha fakte bindëse në lidhje me konfliktin që kanë pasur brenda në burg. Ajo pretendon se ka pasur një konflikt të ashpër për të cilin kanë qenë në dijeni të gjithë të burgosurit.

Hetimi do të zbardhë nëse është Dan Hudra autori sepse ato kanë edhe një konflikt tjetër të hapur, por Kurti pretendon se para se të lirohet Hudra e ka kërcënuar se do t’i vrasë të motrën”, tha gjatë raportimit gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se veç këtyre 3 vrasjeve dhe dy plagosjeve, 40-vjeçari Dan Hudra ka plagosur edhe një grua tjetër me thikë më herët sot në Astir, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

 

4 Komente

  1. t
    tata luigji

    Si tha Edi Rama per kete kategori hutrash, qyteti i mori ne qafe duhet kthyer nga kan ardhur kg mishit dhe djathit vajten ne qiell per fajet e Kurtave e hutrave, vetem se kuptoj nje gje se pse keta tip grash lidhen me keta tip hutrash, apo zakone katuni

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesia sorosiane kjo

      KY ESHTE PRODUKTI I REFORMES SOROSIANE NE DREJTESI,miq!

      Përgjigjjuni
      1. T
        T

        Rrace e poshter paskan qen mor zot

        Përgjigjjuni
        1. D
          Derri

          Po pse nuk fole e nuk u ankove askund more pjelle e mbrapshte? Derr injorant!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje