“Gërdeci”, ja kur pritet të mbahet seanca e radhës për Fatmir Mediun

1 Mars 2023, 12:56Kronika TEMA

“Gërdeci”, ja kur pritet të mbahet seanca e radhës

Në 8 mars në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit do të mbahet seanca paraprake për ish ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun sa i takon dosjes së ‘Gërdecit’.

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse do të kalojë çështjen për gjykim.

Në 17 shkurt, gjyqtari Erjon Çela u tërhoq nga dosja ‘Gërdeci’ sepse më herët ishte shprehur për këtë dosje duke vendosur që të mos rihapte hetimet. Kujtojmë se në vitin 2021, Çela tha se akuzat për shpërdorim detyre ndaj ish ministrit, ishin parashkruar pasi prej vitit 2012 nuk ka pasur imunitet që do të pengonte hetimet ndaj tij.

 Por vendimi i tij u rrëzua nga Gjykata e Lartë që listoi disa argumente ligjore se pse vepra penale e shpërdorimit të detyrës, në rastin e Fatmir Mediut, edhe pse kishin kaluar 15 vite, nuk është parashkruar. 

Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?


Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve.

 

 

2 Komente

  1. p
    pilo lala

    Eshte e tmerrshme si mundohen te mbrohen keta kriminele mbas procedurave ligjore. Si mund te shpetoj pa u ndeshkuar i biri i Sali Berishes dhe Fatmir Mediu, qe ngriten kete fabrike vdekje, terrorizuan nje zone te tere me diameter 20 km, shkaterruan shtepi, vrane 26 njerez, shkaktuan deme shtetit mbi 10 Miljon Dollare per kompesimin e shtepive, shperblimin e te vrareve. Kriminelet ne burg.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gerdecari

      Ore keta tallin menderen me kete lajm apo une nuk e kuptoj , Famir Mediu del per dita ne televizor na shet pordhe se si mund te vriten sa me shume shqiptare po fitoi Sali krimineli se si mund te behen protesta te qeta para gjukates kuptohet nen udheheqjen e Sales dhe Cunit te pazarit qe ta thyen ate te mezit .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje