
Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje sot ish shefen e kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi dhe sanitares, Rozeta Dobi.
Ky ballafaqim vjen pas dëshmive kontradiktore të Klosit dhe Dobit gjithashtu edhe të vëllait të zyrtares së lartë për shifrën e 120 mijë eurove.
Ka qenë denoncimi i Alda Klosit ajo që gjithashtu e vuri në pranga ish shefen e kabinetit të Ahmetajt, e cila ende pohon se ka vetëm 120 mijë euro për trajtimin e xhaxhait të saj i cili vuante nga kanceri, (aktualisht ka ndërruar jetë).
Por përpos kësaj shifre që janë vjedhur nga Rozeta, një përgjim i Rozetës dhe të birit, Havier Dobi ka nxjerrë një shifër prej 400 mijë eurove, autori i së cilave njëra palë thotë se janë të Klosit ndërsa kjo e fundit e mohon.
Lini një Përgjigje