
Miklovan Tufa është nga ata djemtë shqiptarë të Dubait, por jo nga ata të rrezikshmit që teksa kryesojnë listat e të shumë kërkuarve porosisin ngjarje prej andej.
I riu u kthye enkas nga Emiratet e Bashkuara Arabe për tu përballur me akuzën e drejtimit të motoçikletës pa dokumente, mbas një aksidenti pa të dëmtuar.
Katër vite më parë Miklovani po drejtonte një motor pa leje dhe gjatë kësaj aventure ai përplasi disa automjete të parkuara.
Ai u vetdorëzua në komisariat dhe tregoi krimin që kishte kryer duke u kthyer në një të hetuar.
Me kalimin e muajve teksa i riu vazhdoi jetën duke u larguar në Angli e më pas në Dubai ku u punësua në sektorin e turizmit,edhe dosja vazhdoi udhëtimin nga policia në prokurori dhe më pas në gjykatë.
Gjykata e dënoi në mungesë me tre muaj burg, ndaj për Mikolovanin erdhi momenti që t’i dorëzohej drejtësisë për herë të dytë.
Për 2022 Gjykata e Tiranës ka shënuar si të dënuar 904 shtetas për akuzën e drejtimit të mjetit pa dokumenta dhe në gjendje të dehur.
Lini një Përgjigje