Aksidenti masiv në Tiranë/ Faturino i "Unazës": Shoferi s’ka pasur kurrë probleme, aksidentet mund t'i ndodhin kujdo

28 Shkurt 2023, 13:31Kronika TEMA

Aksidenti masiv në Tiranë/ Faturino i "Unazës": Shoferi

Faturinoja i autobusit të Unazës, që u përfshi paraditen e kësaj të hëne në aksidentin masiv ka treguar se shoferi i cili deri më tani rezulton shkaktar i aksidentit dhe është arrestuar është ndër shoferët më të vjetër të Unazës.


Sipas tij ai s’ka pasur kurrë asnjë aksident më herët dhe ka qenë gjithnjë korrekt si me punën, ashtu dhe me sjelljen.

“E njoh sot e 15 vjet, ka qenë shoferi më i vjetër, nuk ka pasur kurrë asnjë problem, varet, momente janë ato.

Shoferët këtu janë heronj, këtu futet patina, futet biçikleta, futen majtas, futen djathtas, ka të pirë. Punën që bën shoferi këtu është heroike,” – u shpreh faturinoja për Euronews Albania. 

Ai theksoi se shoferi në fjalë nuk pinte kurrë alkool, edhe jashtë orarit të punës, por s’ishte në dijeni nëse vuante nga ndonjë sëmundje. Siç tha dhe faturinoja, mund të kishte rreth 10 vite punë në linjën e Unazës.

Faturinoja u shpreh se nuk ndihet fare i frikësuar dhe se linja ku ai punon është ndër më të sigurtat.

“Aksidentet mund t’i ndodhin kujto, i kanë ndodhur dhe Sharrës, dhe Kombinatit. Nuk ka të thotë ajo,” – tha ai.

1 Komente

  1. A
    Ai

    Zoteria flet shume me qarte dhe sakte se „Specialistet“. Dikutime idjote pa fund …jo po autobuzi la korsine… jo po nuk perdori frenat……. Cfare sqaron“ specialisti „ ketu? Dhe kulmi mbreme me Blendin e shkrete , qe me merzedezin e tij 100000€ nuk udheton dort shpejt per te shkuar ne pune dhe qarkullimi nuk eshte Si duhet te jete. Turp e faqja e zeze me keto mortje…Pergedhelen , mbajne veten me gajret, bejne sikur merren me problemin dhe perfundimisht tallen me kete milet ( fjala Türke shkon shume). Jam i bindur qe gafa e shoferit eshte banale Si psh. celulari. Tullaci mbreme haroj te thoshte …Si ne gjithe boten o burr…Jo plako koleget e tu ne bote e kane koken „Plot“ dhe nuk Kane kaq para te blejne ate makine. E sidomos ne nje vend ku pensionistet psh marrin mesatarisht 120€ ne muaj. Turp …………….

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje