Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Alibej refuzon të dëshmojë para GJKKO: Do flas në një moment të dytë

28 Shkurt 2023, 10:33Kronika TEMA

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, Alibej refuzon të

Erion Alibej ka refuzuar të dëshmoje para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Procesi këtë të martë zhvillohej për këtë të fundit i cili u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të qytetit të Elbasanit në 2020.

Alibej ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit dhe të pandehurit, teksa ai pyetur nga gjykata ai për herë të dytë tha se do të fliste, por në një moment tjetër. 

"Jam i gatshëm të flas, por në një moment të dytë. Më ka ndodhur një problem familjar", mësohet të ketë thënë Alibej. 

Gjyqtarja i kujtoi të pandehurit se të njëjtin qëndrim ka mbajtur disa muaj më parë, por Alibej insistoi, se halli familjarë sapo i kishte ndodhur. Kërkesa e tij u pranua edhe nga prokurori që i tha gjykatës që ti jepej mundësia të dëshmonte në një moment tjetër.  

Përveç kësaj, në GJKKO, dhanë deklarimet e tyre edhe dy dëshmitar që kontatuan të parët trupin e pajet të Regis Runajt. Latif e Mariglen Daka babë e bir, thanë se ishte djali i pari që kishte konstatuar trupin dhe lajmëruar të atin, ndërsa ky i fundit ishte rikthyer me Mariglenin dhe pasi panë trupin, njoftuan policinë.

Lini një Përgjigje