Vdekja e Joy Aoko, Artan Hoxha: Ja pse u ndalua shoferi i kazinosë, ish i dashuri i 22-vjeçares keniane

28 Shkurt 2023, 09:20Kronika TEMA

 Vdekja e Joy Aoko, Artan Hoxha: Ja pse u ndalua shoferi i kazinosë, ish i

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur prapaskenat e ngjarjes së vajzës keniane, Joy Aoko, e cila u dhunua barbarisht, ndërsa pak javë më parë humbi jetën

Ai vuri në dukje se policia dhe prokuroria nuk ka kryer si duhet hetimet dhe ka vepruar në mënyrë të ngadaltë.

Hoxha theksoi në emisionin e Ylli Rakipit se ndalimi i shoferit të kazinosë, i cili është ish i dashuri i të resë, u bë për të "shfryrë" ngjarjen, pasi ai është liruar tashmë.

"Vajza ka punuar te kazinoja te Sheratoni dhe pastaj ka kaluar te kazinoja tjetër, që është e së njëjtës kompani, kompani e rrjetit Apex te stadiumi. 

Ngjarja është kriminale dhe ka sjellë këtë pasojë. Kjo vajzë që punonte me dokumenta të rregullta, fillimisht është plagosur rëndë dhe pesë muaj më pas ka humbur jetën në Kenia. 

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë fillimi i muajit gusht. Në momentin e parë ngjarja nuk ka patur pasojë vdekjen dhe media nuk i kushtoi rëndësi. Ngjarja shpërtheu në shtator", tha ai.

A ka patur vullnet për ta hetuar?

Ngjarja është bërë e madhe për të thënë që është implikuar aksioneri i kazinosë tjetër. Të dy aksionerët kryesorë dalin me lidhje të kryeministrit. Cili është problemi konkret?

Në momentin që konstatohet ngjarja, veprimet hetimore të policisë duhet të ishin kryer më shpejtë dhe jo të arrsetohej shoferi pas gjashtë muajsh. U shfry ngjarja me ndalimin e shoferit. Pas 48 orësh shoferi u la i lirë. Sot kjo ngjarje nuk ka autor.

Nuk e dimë, a e kanë hedhur nga ballkoni? A është hedhur vetë? Kush e ka hedhur nga ballkoni? Ne nuk e dimë. Prokuroria nuk na ka dhënë asnjë përgjigje.

Kur kemi të bëjmë me kompani të mëdha biznesi, oficerët e policisë gjyqësore janë pak më të kujdesshëm. Në këto raste përpiqen ta kalojnë pa zhurmë. Kur kemi të përfshirë personazhe të rëndësishëm, dashamirësia e autoriteteve është të mos i shqetësojnë. 

Deri në këto momente ne nuk kemi ende një autor, ende një përgjigje nga autoritetet. Është rast kur është bërë protestë dhe zhurmë nga mediat, por fakt është që drejtësia nuk ka dhënë përgjigje.

Edhe kur është gjetur në tokë, ka qëndruar me orë të tëra pa ndihmë. Ne kërkojmë të provohet kush është i përfshirë. Shpenzimet për ta çuar në spital i ka bërë kazinoja. Por çfarë vlere ka?

 

5 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Prokurore shqiptare t iu a shkerdhesh cupat dhe grate qe ne djep ,jane me te poshter se gjykatesit ,nuk zbardhin asgje ,u sherbejne vetem administrates dhe politikes ,jo qytetarit ,makari te kisha mundesi ti zhdukja nje nga nje plehrat

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haha

      Shume e vertet,Vlora Vlora. Prokurorija, dhe policija, jane hajdut ordiner. Të pa afte dhe anti njerzore..

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andon

        “…Çupat dhe gratë që në djep???” Në djep rrinë foshnjet… Për të tjerat OK, por mos u shprehni si perversë

        Përgjigjjuni
      2. f
        fshtari halim

        Nje pule vlen me shume se nje njeri sot ne shqiperi.

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ushtari

          Krimi i lidhur me politiken dhe policia e drejtesia "nuk shqetesojne kompanite e medha"-thote ky kokelopa. Pra kosiderohet normale te mbulohet nje krim se "nuk duhet i shqetesojme boset". Ec pastaj dhe fajesoji ata qe bejne vetgjyqesi. C'pate moj vajze qe erdhe ne kete fole kriminelesh. Nje bombe atomike duhet per gjithe plehrat e Shqiperise...Vetem ajo e zgjidh problemin. Do vriten edhe ca nejerz te pafajshem, por nuk ka rruge tjeter.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje