Aksidenti me autobusin e "Unazës", drejtuesi i Porsche: Më “kryqëzuan” vetëm për faktin se kisha makinë të mirë

28 Shkurt 2023, 09:40Kronika TEMA

Aksidenti me autobusin e "Unazës", drejtuesi i Porsche: Më

Drejtuesi i mjetit Porsche, i cili u përfshi në aksidentin masiv që shkaktoi autobusi i Unazës së Re, ishte në një lidhje direkte me “Dita Jonë”, në A2 CNN, ku theksoi se pjesa më e rëndë e këtij aksidenti ishte se e akuzuan vetëm për faktin se kishte makinë të mirë.

Kaljon Aleksi tregon se si ndodhi dinamika e aksidentit: 

“Ndalova në semafor dhe ndjeva një goditje të fortë nga pas. 

Nuk e kuptova se çfarë ndodhi, u ngrit pjesa e pasme e makinës dhe u shtyva në drejtim të pemës, te stacioni i autobusit.

Instinktivisht shkela frenat, por ishte e pamundur të frenonte makina nga inercia. 

Kur ktheva kokën pas, pashë xhamin e autobusit që më goditi makinën e më pas nuk mbaj mend”, tha ai.

“Gjëja e parë që bëra pas aksidentit, ishte të dilja nga makina dhe telefonova vëllain tim”, shtoi Aleksi.

Drejtuesi i Porsche theksoi se vajza që ishte në stacion shpëtoi për faktin se makina e tij është e lartë: 

“Për fat nuk e futi poshtë vajzën, por e ngriti dhe e shtyu përpara”.



12 Komente

  1. A
    AX

    Jo mor debil. Nuk eshte thjesht nje makine e mire, por nje mjet te cilin as 1/10 e evropianeve Nuk e blejne dot dhe pas nje jete te gjate pune dhe kursimesh. Pra shkurt, nje automjet te cilin me pune te ndershme nuk blihen dot… Mbi 40 perqind e shqiptareve kane makina qe nuk blihen dot me 30 vjet pune te ndershme. Si shpjegohet?!?

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niku qe ra pe fiku

      te kryezuan se ishe fajtor o rrot kari me porshe

      Përgjigjjuni
      1. P
        Parruca

        Pa dashur ti futem historise se si e bleu ate makine, ky personi eshte viktime si te tjeret ne kete histori. Fajtori eshte autobuzi. Sa per menyren e blerjes, edhe keta qe merren me pune te pista makinat i blejne te perdorura. Me 20 mije euro mund te blesh nje makine lluksoze qe ka bere 200 mije km.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Semafori

          kujt i intereson se si e bleu? Puna e tij. Gabimi qendron qe papritur i pret rrugen autobuzit, automatikisht i shkurton edhe rrugen / distancen e frenimit. Autobuzi 7 a 13 ton nuk eshte njesoj me fuorixhaden 2-4 ton

          Përgjigjjuni
          1. C
            Celo Mezani

            Edhe si ty mendova dje. Por kjo teori ra poshte, pasi nje kamera nga pas (me gjasa e nje makine policie) ka filmuar gjithe dinamiken. Porche nuk i ka prere rrugen askujt. Ka qene ndaluar kur eshte goditur dhe spostuar ne korsine e brendshme. Madje perpara se te ndodhte kjo dy makina ishin bere cope tashme

            Përgjigjjuni
      2. S
        SKIFTERI

        Eshte nji vidio shum e qarte , nga nji pozicion tjeter ku tregon se makin Porsh ishte e ndaluar dhe Autobuzi i vuri perpara te gjitha makinat

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niko

          Dakord faji i shoferit te autobusit. Po ti dhe makina tjeter cfare donit ne korsine e dedikuar per urbanet, o i suksesshem?

          Përgjigjjuni
          1. n
            n

            ti kishte rrugen tende, pse u fute para autobusit dhe si u fute?

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qazim Mulleti

              Nuk je në angli që të parakalosh nga e djathta, o motërqir. Normal që ti do jesh në faj. Edhe sikur papaq të kishe prapë ti do ishe më faj

              Përgjigjjuni
              1. E
                EDI

                u goditen makina V.K , autobusi nuk frenoi fare, shyqyr qe kishte makina se do ti kishte hip lart kembesoreve qe kalonin ne semafor

                Përgjigjjuni
                1. n
                  nardi

                  Shikoni me kujdes ne video policin rrugor. Nuk tregon asnje shenje hutimi o habie apo frike....

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pasagjeri

                    Ore cjane keta komentues leshi, pse komentoni pa pike pergjegjesie, per koincidence ne kete aksident tragjik te gjithe drejtuesit e mjeteve kan qen ne respektim te rregullave, pervec shoferit te autobuzit. I rekomandoj komentuesit qe kritikojne shoferet e tjere e sidomos te porshit, ti hapin syte e te shohin videot e tjera. Eshte nje video qe eshte filmuar rastesisht nga nje mjet qe ishte ne krahe te majte te autobuzit, ku duket qarte fare gabimi i shoferit te autobuzit.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje