
Shoferi i autobusit të “Unazës” në Tiranë, u vu në pranga pas aksidentit me 8 makina dhe 9 persona të plagosur ditën e djeshme në urën pranë “Tajvanit” në Tiranë.
63-vjeçari Agron Xhafa është proceduar për akuzë “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërkohë ditën e sotme policia ka marrë kartelat mjekësore të tij.
Kjo pasi para hetuesve 63 vjeçari ka deklaruar se nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore në momentin e aksidentit pasi vuan nga zemra dhe diabeti.
Gjithashtu janë marrë në pyetje dhe pasagjerët e autobusit, deklaratat e të cilëve janë kontradiktore me njëra-tjetrën, ku disa prej tyre kanë mohuar që shoferi të ketë patur probleme shëndetësore, ndërsa disa të tjerë janë shprehur se në momentin e aksidentit shoferi ka ulur kokën mbi timon.
Në momentin e aksidentit ndodheshin 40 pasagjerë, disa prej të cilëve pësuan vetëm lëndime të lehta.
Nga verifikimet ka rezultuar se mjeti ishte me kontroll teknik të rregullt deri në shtator të këtij viti, ndërkohë shoferi ka patentë të tipit D.
Vuan nga zemra e diabeti, dhe i besojne nje autobus me pasagjere?!!! Normat qe rregullojne punesimin per drejtuesit e mjeteve te trasportit te pasagjereve, me sa di une nuk duhet te lejojne punesimin e personave me patollogji qe mund te rrezikojne jeten e pasagjereve,dikush ka gabuar,dhe duhet te mbaje pergjegjesi,por meqe jemi ne Shqiperi,dhe fatmiresisht nuk pati viktima,e gjithe gjyllurdia e krijuar,duron 3 dite,pastaj rifillon i njejti program!!. Kam ndjesine se siguracionet qe mbulojne autobuzet,mund te mos e kene te parashikuar per drejtues me dieabet apo patollogji te rrezikeshme,dhe mund te mos paguajn demet qe shkaktoi autobuzi,kjo eshte me e keqja se te demtuarit, duhet ti kerkojne demet me gjyq pronareve te autobuzit,gje qe mund te shkoje shume gjate!!! Eshte me te vertet veshtire te dalesh nga rrumpallizmi ne Shqiperi!!!
me gjyq nuk mund te besh asgje ne Shqiperi se nuk ka me gjyqtare dhe ceshtja mudn te shkoje 20 deri ne 30 vjet verdalle. Edi Rama e beri punen e tij, E shkaterroi gjyqesorin dhe tani cdo gje mund te behet vetem me vet gjyqesi.