Detaje nga masakra në Paskuqan, 40-vjeçari plagosi ish bashkëjetuesen dhe nënën e saj

1 Mars 2023, 14:10Kronika TEMA

Detaje nga masakra në Paskuqan, 40-vjeçari plagosi ish

Dan Hutra është personi që ka qëlluar me armë zjarri drejt familjes së ish bashkëjetueses, duke lënë të vdekura dy gra.

40-vjeçari ka vrarë motrën dhe të kunatën e ish bashkëjetueses, ndërkohë që ka plagosur këtë të fundit dhe nënën e saj.

"Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij", njoftoi policia. 

 

 

1 Komente

  1. a
    arben

    cfare trimi ,ne vitin 2023 dhe trimat ne paskuqan nuk mbarojne kurre dalin dhe vrasin njerez sikur te ishin kafshe te egra ne pyll (me falni por edhe per te vrare kafshe te egra duhet te jet miratuar nga kuvendi).ky trimi eshte nje kafshe e eger qe duhet eliminuar sa me shpejt ,se ne shoqerin e sotme keta kafshe nuk duhet te bejne me viktima te pa fajshem.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje