Detaje nga krimi në Paskuqan, Dan Hutra shkoi t'i kërkonte Elena Hysës 5 milionë lekë

1 Mars 2023, 16:43Kronika TEMA

Detaje nga krimi në Paskuqan, Dan Hutra shkoi t'i kërkonte Elena

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i mesditës së sotme ku 40-vjeçari Dan (Ramazan) Hutra ekzekutoi me armë zjarri motrën e ish-gruas së tij Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, kunata e ish-gruas së tij, e fejuara e vëllait të saj.

Burime bëjnë me dije se Dan Hutra ka patur konflikte të vazhdueshme me bashkëjetuesen e tij, Elena Hysën. 

Kjo e fundit është larguar nga banesa e tij nga sherret dhe ai ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e shpenzimeve që kishte bërë për të, rreth 500 mijë lekë të reja (5 milionë lekë të vjetra).

Menjëherë në atë kohë është thirrur policia e zonës që e ka arrestuar Hutrën për dhunë ndaj bashkëjetueses dhe aty kjo ka marrë urdhër mbrojtje. 

Edhe vetë Elena Hysa njihet si problematike pasi është akuzuar për mashtrim.

Hasime Dafku, nusja e shtëpisë (gruaja e vëllait të ish- bashkëjetueses së Hutrës) kishte vetëm një muaj që ishte martuar.

1 Komente

  1. T
    Turpe për ne

    Me daten 3 Marse, kafshet me mentalitet primitive barabar Otomane, do dalin dhe do protestone, për vulen e një hajduti vrase si Sali Berisha. Se pse me atë vule Saliu done që të mbroj familjen e ti mafjoze. Por as edhe një njeri, nuke del dhe të protestone kunder gjygjtareve, dhe prokurorve, që kane shu, dhe po Shuane për dite familje tëtëra.. Këta jemi ne.. Turpe për ne, ndoshta ne nuke meritone që të ekzistome më si kombe dhe shoqrie..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje