
Psikologia Lenida Halilaj ka shpjeguar mbrëmjen e sotme se ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës nuk ka pasur trysni nga familjarët e saj për të tërhequr kallëzimin për dhunë.
Halilaj, thotë se sipas dëshmisë së kushërirës së Elena Hysës, Hutra i ka plagosur fillimisht dy gratë me thikë e më pas ka shkuar për të marrë karikatorin.
“Nuk ka pasur trysni nga familjarët e vajzës thotë kushërira e saj. Nga frika, nëna e vajzës i ka dhënë atij paratë që ka kërkuar dhe vazhdimisht prej familjarëve të saj vajza është inkurajuar për ta denoncuar për dhunë.
Sipas kushërirës, vajzat kanë qenë duke larë makinën, ka qëlluar nga jashtë dhe më pas është futur brenda, por i është bllokuar arma.
Ka kapur thikën, i ka plagosur dhe ka dalë jashtë për të marrë karikator për t’u siguruar që do t’i vriste. Ka kuptuar që është krijuar një lloj rrëmuje, sipas dëshmive të personazheve që janë ndodhur aty”, tha Lenida Halilaj.
Ju nji lajm e bëni 10 çikërrima.