Autor i masakrës së trefishtë: Dan Hutra planifikoi vrasjet në burg, kush ishte personi i katërt që do të ekzekutonte

2 Mars 2023, 09:20Kronika TEMA

Autor i masakrës së trefishtë: Dan Hutra planifikoi vrasjet

Detaje të tjera janë zbardhur rreth vrasësit serial Dan Hutra. Mëoshet se të gjithë skenarin Hutra e kishte planifikuar në burg.

Pas kreu tre vrasjet, në planin e tij ishte të ekzekutonte edhe një person të katërt. Këtë e ka pranuar vetë 40 vjeçari pasi është prangosur në kodrat e Sharrës nga policia.

Sipas asaj që raportohet në media, 40-vjeçari bënte fajtor për vdekjen e të atit një burrë që jetonte në Vaqarr, të cilin shkoi ta vriste pas masakrës në Paskuqan, por deri në prangosje nuk kishte arritur ta gjente.

Hutra ishte i armatosur me municione dhe me shumë gjasa do të kryente edhe një tjetër krim në rast se nuk do të prangosej nga policia

Lini një Përgjigje