
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen që 40-vjeçari Ramazan (Dan) Hutra kreu ditën e djeshme në Kamzë, ku viktimë mbeti 31-vjeçarja Etleva Kurti, e motra e Vladimir Kurtit.
Sipas "Abc News" banorët e zonës dëgjuan tre krisma, teksa Etleva në momentin e ngjarjes ndodhej në banesë vetëm me të ëmën. Vëllezërit e tjerë të 31-vjeçares, ishin larguar nga zona për shkak të hasmërisë që Dan Hutra kishte me Vladimir Kurtin.
Autori ka përshkruar rrugën “Besëlidhja” me automjetin që kishte marrë me qira.
Hutra është edhe autori i vrasjes së dy grave në Paskuqan, po ditën e djeshme. Në momentin që Hutra është futur brenda në banesën e ish-bashëjetueses Elena Hysa, nuk ka biseduar me asnjë prej personave të familjes Hysa që ndodheshin aty.
Në banesë ndodheshin edhe 2 foshnja, fëmija 1 muajsh i Elena Hysës dhe autorit Dan Hutra, si dhe fëmija 6 muajsh i motrës së Elenës. Sipas deklarimeve, para se të niste të qëllonte me breshëri, Hutra ka çuar në banak fëmijën e Elenës dhe më pas ka nisur të qëllojë. Ndërsa kunata e Elenës, viktima Hasime Dafku ishte shtatzënë.
Ngjan krushqia, pa behet... Vellai i asaj vajzes i denuar me burgim te perjetshem. Dy familje te krimbura, hyjne e dalin nga burgu, sikur te shkojne ne resorant.