“Kisha 4 për të vrarë, 40-vjeçaren në Astir doja ta prisja në fyt", zbardhet dëshmia e plotë e Dan Hutrës

2 Mars 2023, 10:26Kronika TEMA

“Kisha 4 për të vrarë, 40-vjeçaren në Astir

Detaje të reja janë zbardhur nga deklarimi i dhënë nga autori i vrasjes në trefishtë në Tiranë , Dan Hutra.

Ky i fundit nuk ka shfaqur pendesë për krimin e rëndë të vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave.

Dëshmia e plotë e Dan Hutrës:

Planin e kisha të përgatitur dhe kisha 4 objektivë për të vrarë. Në fillim doja të vrisja 40-vjeçaren në Astir, të cilën doja ta prisja në fyt, por u largua dhe në dyqan u futën njerëz të tjerë. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera.


Më pas shkova në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin por duke qenë se nuk e gjeta në shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë. Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh.

Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit. U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: a ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj, ndërsa ndaj nënës nuk qëllova vetë, sepse nuk doja ta vrisja.

Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie të cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së katërt unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg.

 

3 Komente

  1. G
    Goni

    Dhe ky plehra do denohet me burgim te perjetshem, do rrije brenda se sic thote vete nuk e ka problem te rije ne burg pasi eshte mesuar dhe ne do paguajme taksa gjithe jeten qe ai te haje e te pije ne burg.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po se vrave te vret? Shteti s te mbron...

      Pyetja qe lind eshte:Nje dite do dale nga burgu dhe do vrase ata apo ato qe e kundershtojne...Ai do shkoje tek nje femer ti kerkoje seks dhe nese refuzon do e vrase.Shkon ne kafene pi kafen dhe s paguan .Shitesi a acarohet, kerkon me ngulm leket ,ky e vret.C ka parashikuar ligji? Burgimi I perjetshem eleminohet nga gjykimi I shkurtuar(vete 25 vjet),sjellja shembullore20vjet dhe faljet e presidentit 15vjet...dmth 55 vjec eshte ne qarkullim kjo kafsha maximum 65 vjec.Kemi pare shume krime ne kete moshe...Do jem une viktima e rradhes se shteti s ka ligj qe e ndal kete....Ai e ka ndare mendjen ...do vrase.Nese new ekzekutohet...do vrase...Nese mbahet ne burg ne rastin ideal do vrase rojen apo dentistin,infermjerin...pra kush do vdese,ky apo te pafajshmit?

      Përgjigjjuni
      1. I
        Iliria

        Pas vrasjes se katert do te dorezohesha dhe do te shkoja ne burg....... Eshte kthyer burgu ne kamp pushimi ...ha, pi, rri, fli ...se jashte cfare do bente ky ? ....do vuante per buke...? se puna per kete moster me page minimale 40 000 mije lek te reja ne muaj qe dje u rrit as qe behet fjale se as per breke e corape nuk i dilnin. Vetem te ndershmit rropaten tere muajin per 40 000mije leke ne muaj . ....Ndersa ky mostra me shoket e vet mostra politikane e kane me mire te vjedhin dhe te vrasin dhe me pas te rrine ne burg sesa te punojne per 40 000 mije leke ne muaj ....e jo me pastaj per pensione 13 000 mije lek dhe asistence sociale 4000 mije lek te reja ne muaj. Te paguajne shqiptaret taksa per te mbajtur parazitet neper burgje Nese shteti nuk aplikon denimin kapital me vdekje atehere qe ti beje te pa rrezikshem per shoqerine eshte :.....tu nzjerri syte me ligj dhe ti lere te lire se vdesin vete mostrat si qen rrugesh .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje