Krimi makabër në Tiranë: Dy foshnje ishin me gratë kur Dan Hutra qëlloi me breshëri. Njëra prej viktimave ishte shtatzënë

2 Mars 2023, 10:15Kronika TEMA

Krimi makabër në Tiranë: Dy foshnje ishin me gratë kur Dan

Zbardhen detaje të reja nga krimi makabër i ditës së djeshme në Tiranë.

Në momentin që Dan Hutra është futur brenda në banesën e familjarëve të ish-bashkëjetueses në Paskuqan nuk ka biseduar me asnjë prej personave të familjes Hysa që ndodheshin aty.

Në shtëpi ishin edhe 2 foshnja, fëmija 1 muajsh i Elena Hysës dhe autorit Dan Hutra, si dhe fëmija 6 muajsh i motrës së Elenës.

Sipas deklarimeve, para se të niste të qëllonte me breshëri ka çuar në banak fëmijën e Elenës dhe më pas ka nisur të qëllojë.

Shtatzënë ishte edhe viktima tjetër Hasime Dafku.

Ajo do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin e saj të lindjes në Kukës.

Lini një Përgjigje