ILD: Ka nisur verifikimi për lirimin nga burgu të Dan Hutrës

2 Mars 2023, 13:48Kronika TEMA

ILD: Ka nisur verifikimi për lirimin nga burgu të Dan Hutrës

ILD ka reaguar sërish për Dan Hutrën që u lirua nga burgu pas arrestimit për vrasjen e gruas së parë duke thënë se ka nisur verifikimi që nënkupton administrim shkresor që do analizohet nga inspektorë të ILD.

“Ne respekt te interesimit te disave prej ju qe herët sot, mbi rastin e individit Dan Hutra, po ju informoj se ka nisur verifikimi, që nënkupton administrim zyrtar shkresor, i cili më pas do analizohet nga inspektore te ILD-se.

Pra një proces që do kohën e vet, por duke ndarë plotësisht ndjeshmërinë e lartë njerëzore të ngjarjes dhe sqarimin sa më parë të situatës në lidhje me përgjegjësitë disiplinore eventuale të cdo magjistrati, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i ka dhënë prioritet maksimal verifikimit të kësaj cështje dhe në përfundim do të dale dhe me një njoftim publik për gjetjet e raportit të verifikimit”, thuhet në njoftimin e ILD.

 

2 Komente

  1. H
    Hajdarovski

    E liroi Gerd Hoxha. Nje nga gjykatesit me te poshter. Armik i reformes ne drejtesi mgjth Gjin Gjonin. Cuditerisht kaloi vetingun e nuk u ankimua nga Onm.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lali nga Fieri

      Mire gjyqtarin e Dan Hutres por meruni dhe me prekurorin e spakut Ened Nakuçin qe eshte perfshiren ne trafikrat e droges te grupit Habilaj etj. E ndigjut insad storin e topit dje me emer mbiemer i nxori.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje