
Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, Agron Xhafa që shkaktoi aksidentin me 10 makina në mes të Tiranës është lënë në ‘arrest shtëpie’.
Sipas dëshmisë së 63-vjeçarit, në momentin e përplasjes masive, humbi vetëdijen. Gjatë marrjes në pyetje ai tregoi se vuan nga sëmundje të diabetit dhe tensionit.
Aksidenti i shumëfishtë ndodhi mesditën e 27 shkurtit duke lënë 9 të plagosur ndërsa për fat nuk pati asnjë jetë të humbur. Autobusi i transportit publik të linjës së Unazës, është përplasur zinxhir me disa automjete pranë “Urës së Tajvanit”.
Sipas videos nga kamerat e sigurisë autobusi ka përplasur fillimisht një "Audi" dhe më pas ka marrë përpara disa makina. Madje për mrekullisht ka shpëtuar edhe një këmbësore në trotuar.
Agron Xhafa mbeti edhe vetë i dëmtuar, por pas testit të kryer nga policia në spital, nuk ka qenë nën efektin e alkoolit. Ashtu si ai, edhe drejtuesit e tjerë të makinave që u përfshinë në aksident, nuk kanë rezultuar pozitiv në testin e alkoolit që efektivët e policisë rrugore u bënë.
Përveç shhoferit, mes të plagosurve, 2 janë vajza, 35 dhe 31 vjeç dhe 2 shoferë të makinave të përplasura dhe 4 pasagjerë të tjerë.
Lini një Përgjigje