"Është monstër", flet fqinji i Dan Hutrës: E kam rrahur se më vodhi furgonin! Dje kisha frikë të dilja, më duket se donte të më vriste mua

2 Mars 2023, 15:02Kronika TEMA

"Është monstër", flet fqinji i Dan Hutrës: E kam

Fqinji i Dan Hutrës ka folur për mediat duke e quajtur "monstër" autorin e vrasjes së 3 grave dje në Tiranë ndërsa tregoi një histori se si e kishte rrahur kur i vodhi furgonin.

"Ka qenë monstër nga fillimi deri në fund. Njëherë ka qenë i fejuar me 2 goca tjera dhe e panë që është i dhunshëm dhe ikën. Pastaj përdhunoi kunatat e veta.

I ka çuar nga liqeni dhe kur kanë ardhur në mëngjes ishin katandisur. Ka pas mbushur ujë te shtëpiat e mia. E kam pas rrahur njëherë. Më duket se ka ardhur të më vrasë mua.

E kam rrahur se më bëri shumë dëm. Po bënin një darkë që ishte fejuar motra e vet. Ky monstra tha hajde ta çojmë në spital. E çuam dhe e solla prap këtu.

Më tha sa lekë bën. I thashë për spital është falas. E çova unë atje dhe atë natë më ka vjedhur furgonin. E zura dhe i futa një të rrahur. Nëna e saj ka ikur, më duket se jeton te vajzat.

Vëllezërit kanë ikur. Mori një vajzë tjetër, e mbajti 2 muaj dhe ikën me qera te Fusha e Aviacionit dhe i futi thikën në zemër, e vrau.  Që prej asaj kohe ca nuk ka bërë. Ai duhet të rrinte brenda.

Dje kisha frikë të dilja. Ka pasur gjithë veset e këqija, përdhunues, mashtrues", tha fqinji.

9 Komente

  1. B
    BAXHOXHIU

    LIRONI DAN HUTREN Te vrase prokuroret dhe gjyqtaret qe e liruan !

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dibrani

      Ku ta gjeje por nuk i vret ato se i ka shok e shoqe ato kriminela te drejtesise,

      Përgjigjjuni
      1. t
        tetovari2

        QENI QENIN NUK E HA! KOT E KE!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sali revol ucioni

        Na iku nje votues revolucionar i salihut! Po, pooooo! Iku. Ai ishte per ''revolucionin'' ndaj te keqes ''Rama''! Po na pakesohen radhet..., po do fitojme te gjitha bashkite me 14 maj! Per para!

        Përgjigjjuni
        1. p
          pjeter

          Ore po si dreqin shkruani?? "Nena e asaj"? qe perkthehet e atij? "Po benim nje darke qe ishte fejuar motra e vet" "Hajde ta cojme ne spital"!!!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Henks

            Pjetër Ke të drejtë po për fat të keq gazetaria shqiptare është e mbushur me injorantë analfabetë të cilët e kanë mbaruar shkollën e lartë nëpër lokale. Nuk e kanë idenë ça është redaktimi i një teksti, ça është citimi, ça është përshtatja e një artikulli apo e një fjalimi, e kështu me radhë. Janë krejt injorantë, e botojnë një artikull pa e redaktuar, ashtu siç e degjojnë në rrugë apo në kafe. Kur lexon gazetashitësit shqiptarë (se gazetarë nuk i quaj dot) të duket sikur dëgjon të flasë ndonjë person me 3 klasë shkollë.

            Përgjigjjuni
          2. B
            BURGU

            Po mire mo, po deputeti Brace, nuk ja di emrin gjyqtarit qe mundesoi lirimin e Hutres nga burgu, me arsyetime injorantesh. Prandaj qytetaret thone qe ne vendin tone nuk ekziston drejtesia. Vettingu i konfirmon ne detyre gjyqtaret me probleme e me nderhyrje. Drejtesi alla shqiptaro-amerikano. Te hetohet penalisht gjyqtari qe ka liruar kriminelin Hutra, ndryshe po te mos ishte liruar e po te mos kishte mbushur xhepat e gjyqtarit, viktimat do te ishin gjalle. Dhe propozimi, per te mos u zbatuar gjykimi i shkurtuar ne keto raste, shume me vonese moj Ministri e Drejtesise. Duhet te ndodhe ngjarja, te kemi pasoja te renda, e me pas ndryshojme ligjin. Ne Shqiperi ka 32 vite qe kriminelet nuk jane ndeshkuar dhe mesimet nxirren me shume vonese. Po e bej kete koment ne kete artikull, pasi Gazeta Dita ja ka mbyllur gojen shqiptareve. E humbi besimin e qytetareve vetem nga tutela e pushtetareve. Prandaj dhe ka rene shume interesi dhe vleresimi.

            Përgjigjjuni
            1. s
              s.b.

              Pjoter !!!! Rrnofte LEXHENdA !!!!!!!!!

              Përgjigjjuni
              1. E
                Era

                Ne si komunitet duhet të dalim në protest, kundër gjygjtarve e prokurorve që lirojnë kto monstra nga burgu.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje